Zotimi i Bashës: Shqipëri si Europa

495
Sigal

Gjatë fjalës së tij përmbyllëse në protestën e shtatë të Opozitës së bashkuar, kreu i PD Lulzim Basha përsëriti edhe një herë zotimin e tij për “Shqipëri si Europa”.

Ai i bëri edhe një thirrje kryeministrit Rama që të lejojë shqiptarët të vendosin me votë për fatin e tyre.

“Dua të përsëris zotimin tim, të PD dhe opozitës së bashkuar se nuk kërkojmë asgjë më shumë dhe nuk pranojmë asgjë më pak se Europa. Lëre popullin të flasë me votë ose dëgjoja zërin në protestën e ardhshme. Më të vendosur, supë më supë e ballëlartë para historisë e vogëlushëve tanë, ta çojmë këtë betejë drejt fitores”, mbylli fjalën e tij para selisë së PD, Lulzim Basha, duke mos dhanë datë konkrete për protestën e ardhshme të opozitës së bashkuar.