Zoti Gjiknuri, ku shkojnë 500 milionë eurot e mashtrimit të nxjerrjes së naftës dhe milionat e krimit e bakrit?

526
Gjatë muajit qershor të ardhurat në buxhetin e shtetit krijuan humbje 134 milionë dollarë, ndërsa në muajin korrik ky deficit u rrit në 155 milionë dollarë. Për këtë vit, deficiti i qeverisë me rishikimin e buxhetit 2015 shkon në 4 % të PBB nga 3.9% që ishte planifikimi fillestar. Dështimi më i madh i të ardhurave të buxhetit të shtetit për 7 mujorin e 2015, është te Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, dhe një nga arësyet e kësaj lidhet me listën e lartë të përjashtimit, që është bërë nga qeveria. Kështu, në Shqipëri ka shumë kompani të huaja, që kanë marrë me koncension asete kombëtare, i shfrytëzojnë ato, mirëpo për shumë vite, nuk paguajnë asnjë taksë, sepse formula e përllogaritjes të taksës për ato, është e tillë, që nëse këto koncensionerë të pasurive tona kombëtare kanë kosto të lartë prodhimi, atëhere, edhe ato përjashtohen nga pagimi i taksave. Me fjalë të tjera, kjo logjikë, thotë, që kompani të tilla, që nxjerrin naftë, kromë, bakër, e të tjera minerale, punojnë në Shqipëri me kosto të lartë të prodhimit, dhe nuk kanë fitim, derisa nuk paguajnë taksa, por, ja, që janë biznese që punojnë …vullnetarisht.
Preçi: Mashtrimi: Në nxjerrjen e naftës 500 milionë dollarë me taksat, po kaq me kromin
Specialisti i ekonomisë, Zef Preçi shprehet se në diskutimin për rishikimin e buxhetit, qeveria duhet të thotë se ku shkojnë 500 milionë eurot e mashtrimit të nxjerrjes së Naftës së pambledhur dhe milionat euro nga kromi dhe bakri. Zef Preçi, specialist i ekonomisë shkruan në rrjetin e vet social: “Mendoj se duhet të ndajmë bashkërisht dy tre aspekte të ndryshme. E para, një studim që përmendi ministri Ahmetaj dhe që po presim të bëhet publik duke përfshirë metodologjinë, kohën e kryerjes, grupet e intervistuara, etj. Së dyti, mënyrën e paraqitjes së problemit nga qeveria, dmth marrjen e pozës së analistëve për probleme që duhet të japë përgjigje…Më konkretisht, nëse është diku studimi dhe meqë paguhet nga taksat tona, do të bëhet publik, atje mund të mësojmë se ç’po bëhet me ato 500 milionë Eurot e mashtrimit me faturat e nxjerrjes së naftës të pambledhura në buxhet, milionat e Eurot e kromit, bakrit, etj, etj. Kjo mendoj se duhet të jetë objekt diskutimi në Kuvend, kur të diskutohen ndryshimet në buxhetin e 2015-tës, etj”. Këto përgjigje për mashtrimin e kompanive që merren me nxjerrjen e naftës në Shqipëri, siç është Bankers Petroleum, e cila për shumë vite nuk paguan taksa, për arësye se pretendon se ka kosto të lartë prodhimi, duhet të përgjigjet ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri. Po kështu, ministri Gjiknuri duhet të japë përgjigje, përse në nxjerrjen e mineraleve, si kromi, bakri, etj, nuk paguhet taksë? Ku shkon kjo taksë e papaguar në buxhetin e shtetit? 
Preçi: Skandal koncensioni i kasave fiskale. Të shtetësohet nga DPTT
Koncensioni i kasave fiskale, ka ardhur sërish në qëndër të vëmendjes, sidomos, tani, që një pjesë e përgjegjësisë të dështimit të të ardhurave, ka ardhur nga mosmbledhja e tatimeve. Psh, nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë, koncensionari i kasës fiskale, vetëm për një riparim të kasës fiskale, merr 40.000 lekë të vjetra, të cilat asgjëkundi nuk figurojnë. Nëse shumëzojmë këtë shumë me 120.000 kasa fiskale, të paktën, se kjo shumë mund të jetë edhe më e madhe, atëhere bizneset paguajnë vetëm për riparimin e kasave fiskale mbi 3,5 milionë euro, ku kjo shumë nuk figuron fare në tatime. Gjithashtu, specialisti i ekonomisë Zef Preçi e quan të turpshëm dhe vepër të dënueshme me prapavijë korruptive koncensionin e kasave fiskale, pasi qeveritë po ngrenë monopole me ligj, ndaj shteti duhet të shtetëzojë kasat fiskale, domethënë, t’i blejë DPTT, sikurse matësie e energjisë elektrike dhe të ujit, që i administron vetë kompania përkatëse dhe nuk janë dhënë me koncension. Zef Preçi, specialist i ekonomisë shkruan në rrjetin e vet social: “Nëse flasim për kasat fiskale, personalisht mendoj se ato duhen shtetëzuar, dmth duhen blerë nga DPTT dhe duhen administruar, vulosur, kolauduar, etj nga qeveria, pak a shumë nëelloj si me aparatet matëse të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm. Nëse qeveria mendon të bëjë tendera të tjerë, apo të ngrejë monopole me ligj, siç ka ndodhur të paktën prej 1994 me kasat fiskale, kjo është një turp dhe vepër e dënueshme me prapavijë korruptive. Ndoshta këtë shënim e lexon ndokush nga biznesi dhe ja propozon Këshillit të qeverisë.”.
Sigal