Zjarri në katedralen e Notre Dame/ Reagon Presidenti Meta: I trishtuar nga ngjarja

207

Notre Dame, Katedralja e famshme e Parisit është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne. Shkaqet nuk janë ende të qarta, megjithatë zyrtarët thotë se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e punës restauruese.

Lidhur me këtë ngjarje që po mban mbërthyer të gjithë botën, ka ardhur edhe reagimi i presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Sipas kreut të shtetit, një lajm i tillë përcillet me trishtim nga ana e tij.

“I trishtuar nga zjarri i rënë në Katedralen Notre Dame, këtë simbol të Parisit dhe Francës, por edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore. Uroj sa më pak dëme! Solidaritet me popullin francez!”, shkruan Meta.