Zhvillohet raundi i parë i bisedimeve Shqipëri-Greqi për marrëveshjen e kufijve detarë

498
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropës ka njoftuar se u zhvillua dje raundi i parë bisedimeve më Greqinë, në lidhje me marrëveshjen e re për çështjen e detit. Sipas MEPJ, biseda është zhvilluar në një frymë konstruktive dhe bashkëpunuese. “Sot, me datë 30 prill 2018, u zhvillua në Tiranë raundi i parë i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufizimin e zonave detare. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese” -thuhet në njoftimin e Ministrisë. Mbajtja e këtij raundi të parë bisedimesh në Tiranë ishte paralajmëruar nga ministri Ditmir Bushati javën e kaluar ne një intervistë për “Zërin e Amerikës”. “Ka pasur vonesa për shkak të situatës së brendshme dhe për shkak të nevojës për një rakordim më të mirë nga ana jonë. Javën tjetër do të jetë raundi i negociatave në nivel të ekspertëve shqiptarë dhe grekë sa i përket marrëveshjes, apo tekstit për një marrëveshje për kufizimin e zonave detare. Ndërkohë, puna po vazhdon në të gjitha frontet e tjera. Mendoj se i gjithë procesi i bisedimeve për të gjithë temat që janë në bisedime me Greqinë është futur në hullitë e normalitetit dhe besoj se do të kemi mundësinë që të ecim përpara në adresimin e këtyre temave”, deklaroi ministri Bushati.
Sigal