Zhvillimet me Saimir Tahirin, Balla thërret me urgjencë deputetët e PS

514
Në një kohë kur partitë opozitare kanë nisur aksionin kundër qeverisë pas publikimit të përgjimeve të dy trafikantëve shqiptare të drogës, që implikojnë në trafik edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, vijnë edhe lëvizjet nga kampi i maxhorancës.
Mësohet se kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka mbledhur me urgjencë sot në Kryesinë e Kuvendit deputetët e selisë rozë. Burime e mbrëndshme bëjnë me dije se takimi do të fokusohet tek koordinimi i qëndrimeve pas ngjarjeve të fundit, ku epiqendra e debateve është emri i ish-ministrit Tahiri.
Sakaq, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Petrit Vasili zhvilloi dje në mbrëmje një takim urgjent me kryedemorkatin Lulzim Basha, ndërkohë ditën e sotme partitë opozitare do të mblidhen sërish në një tryezë. Mësohet se takimi do të mbahet në orën 11:00, jashtë selive partiake.
Sigal