Zhupa: Të rinjtë shqiptarë të parët në botë që duan të braktisin vendin

440
Raporti i ILO/Deklaratë e zëdhënëses Ina Zhupa 
Pas 3 vitesh qeverisje të Edi Ramës, të rinjtë shqiptarë zënë vendin e parë në Europë dhe në botë për dëshirën për të braktisur vendin. Ky raport tronditës bëhet i ditur nga Organizata Ndërkombëtare e Punës. Organiza Ndërkombëtare e Punës, tregon se përqindja më e lartë e të rinjve nga mosha 15 -29 vjeç, që duan të emigrojnë në botë, janë nga Shqipëria. Në raport thuhet se gatishmëria e të rinjve për të emigruar është nxitur kryesisht nga papunësia e lartë dhe mungesa e shanseve dhe e besimit për të gjetur një punë.



Kjo është gjendja ekonomike në Shqipëri, ky është realiteti ku papunësia rritet, besimi tek të rinjtë është goditur, shpresa për të ardhmen është vrarë, ndërsa shtohet cdo ditë pasuria e qeveritarëve që ndajnë e plackisin asetet publike e paratë e shqiptarëve. 300 mijë vendet e punës të premtuara nga Edi Rama 3 vjet më parë, jo vetëm janë harruar por mijëra të papunë janë shtruar si pasojë e taksave të larta, pasigurisë, mbylljes së bizneseve, dhe arrogancës së pushtetarëve. Të vetmet vende pune në qverisjen e Edi Ramës dhe me bekimin e tij janë ato të kultivimit dhe ruajtjes së hashashit për llogari të një grushti banditësh dhe qeveritarësh.

Të rinjtë shqiptare nuk e meritojnë këtë model që ofron Edi Rama, nuk e meritojnë këtë vrasje të shpresës. Rinia duhet të bashkohet, të ngrihet e të marrë fatet e vendit në dorë. Largimi nuk është zgjidhja. Shqipëria mund të ofrojë punë, shpresë e të ardhme për rininë. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.
Sigal