Zhupa: Tahiri duhet të ishte para drejtësisë si koordinatori i trafikut të lëndëve narkotike

85
Deklaratë e anëtares së Këshillit Kombëtar të PD, Ina Zhupa
Sajmir Tahiri që duhet të ishte prapa hekurave si koordinatori dhe protektori i trafikut te lëndeve narkotike, u kujton burgun shqiptarëve, të pamundurve atyre që s’kanë 2 mijë leke të paguajne dritat.
Ministri i krimit të organizuar, makina personale e të cilit përdoret për trafik droge nga kushërinjtë e tij Habilaj, njeriu që vendosi rekordin historik të hashashizimit të Shqipërisë, kërcënon, transferon apo ndëshkon punonjësit e policisë kur nuk mbyllin sytë para trafikantëve të preferuar të ministrit.
Ministri që ka rrëfyer para kamerave se ka shkelur nenin 352 të Kodit Penal, duke ndaluar zbatimin e një vendimi gjykate, nen i cili parashikon dënim me burg deri në 7 vjet, njeriu i cili ka rrëfyer para shqiptarëve se ka shitur makinën e tij luksoze pa kupon, pa paguar TVSH, pa paguar asnjë taksë, njeriu që fton në zyrën e tij vrasës me pagesë si Durim Bami, u kujtoi burgun tregtarëve dhe fermerëve për një kupon tatimor për një kg qepë apo kripë.
Ministri që la në mëshirë të fatit banorët e Fierit, Vlorës, Elbasanit, Korçës etj kur iu përmbytën shtëpitë e tyre flet sot për masa të marra kundër permbytjeve.
Ministri i Brendshëm që fshehu urdhër ekstadimin e Mark Frrokut, ndihmoi në arratisjen e të akuzuarit për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, Arben Frrokut, njeriu që u mundua të mbajë të fshehur dhe të manipulojë provat për deputetin Armando Prenga dhe që organizoi zjarrvënien në laboratorin e policisë shkencore, njeriu i skeduar nga shërbimet si njeriu që komunikon rregullisht me krerët e bandave të narkotrafikut, flet për barazi para ligjit dhe u kujton burgun qytetarëve që rregullojnë çatitë e shtëpive në prag të dimrit.
Njeriu që urdhëroi përfshirjen e policisë në dhunimin e zgjedhjeve dhe votës së lirë, ministri i krimit dhe korrupsionit, njolla e turpit e Shqipërisë duhet të largohet njëherë e mirë, një orë e më parë si parakusht për stabilizimin e rendit dhe sigurisë dhe duhet të vihet para drejtësisë.