Zhupa: Paratë që OSHEE u merr me dhunë shqiptarëve, 11 miliardë lekë firmës së preferuar të Ramës

498
Ashtu siç kemi njoftuar sot do të vijojmë me denoncimin e oligarkëve të Edi Ramës dhe metodave sesi i vjedhin paratë e shqiptarëve. Këto dhjetëra dokumenta, janë dhjetëra tendera të OSHEE, janë të paktën 11 miliardë lekë të marra nga firma e preferuar e Edi Ramës, që quhet Kronos. 10 përqind të parave të një viti, para që banda e OSHEE ia merr njerëzve duke i rrjepur edhe kacidhen e fundit, ja jep kësaj firme pra, e cila njihet mirë se ka dhe miqësi të veçantë me ministrin e avionave private, Arben Ahmetajn. Në pjesën më të madhe të rasteve, klienti i Rama-Ahmetajt është ofertues i vetëm. Pra nuk ka garë, është gjithçka e fiksuar, çmimi është fiksuar, malli është fisksuar, fituesi është paracaktuar. Nuk publikohet njoftimi i tenderit, por direkt lidhja e kontratës. Në disa raste, puna madje ka nisur pa u lidhur kontrata. Në pjesën më të madhe të rasteve, klienti i Rama-Ahmetajt merr të gjithë fondin limit, nuk kursehet asgjë nga paratë e shqiptarëve. Të gjithë milionat për xhepat e Edi Ramës dhe oligarkëve të tij. Kjo është qeverisja e korruptuar e Edi Ramës. Kjo është arsyeja se pse zhyten në mjerim qytetarët, teksa rritet pasuria dhe luksi i kryeministrit dhe oligarkëve të tij.
Sigal