Zhduken partitë “kukulla” në zgjedhjet e Dibrës, 35 “firojnë” nga koalicioni i PS, 3 nga i PD

661
Pas 16 ditësh, në datën 11 shtator 2016, qytetin e Dibrës do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale për të zgjedhur kryetar të ri bashkie, për shkak të shkarkimit të ish-kryetarit Shukri Xhelili, përfaqësues i PS. Dihet motivet e shkarkimit të Xhelilit, paçka se asnjë prej kandidatëve majtas e djathtas nuk e përmendin motivin e vërtetë gjatë fushatës që po zhvillojnë, përveç kryeministrit Rama, i cili dy ditë më parë në takimin prezantues të kandidatit të majtë Muharrem Rama, dha këtë “shpjegim” për shkarkimin e tij: Dibra kishte një kryetar bashkie, që nuk mendonte për hallet e popullit, por për punët e veta”, ndërkohë që sipas kronikave të fushatës elektorale të qershorit 2015, po ky kryeministër ka deklaruar: “Ju duhet të votoni për kandidatin Shukri Xhelili, i cili do të jetë një kryetar që do të punojë për të zgjidhur hallet tuaja, e jo për të bërë punët e veta”. Tashmë pas më se 1 viti, qytetarët e Dibrës shkojnë përsëri në votime për të zgjedhur kryetarin e bashkisë së qytetit, fituesi i të cilit. Kujtojmë, që në zgjedhjet lokale të zhvilluara në datën 21 qershor 2015, për bashkinë e qytetit të Dibrës rezultuan 29 mijë e 610 vota të vlefshme, 15 mijë e 22 prej të cilave ishin për kandidatin e majtë Shukri Xhelili duke e shpallur atë fitues me 434 vota më tepër se kandidati i koalicionit të djathtë Ilir Krosi i cili fitoi 14 mijë e 588 vota, duke mos arritur të marrë edhe mandatin e 4 radhazi si kryebashkiak i Dibrës. Në datën 11 shtator janë përballë dy kandidatë të tjerë, mjeku i mirënjohur në Dibër Muharrem Rama si përfaqësues i koalicionit të majtë dhe eksperti profesori i ekonomisë, ish-deputeti Sherefedin Shehu, përfaqësues i koalicionit të djathtë, i cili dorëzoi mandatin e deputetit, duke kandiduar për postin e kryebashkiakut të vendlindjes së tij. Votimet e 11 shtatorit 2016, do të përcaktojnë se cili do të jetë kryetar i bashkisë e cila si territor përbëhet nga 15 njësitë administrative Peshkopi, Tomin, Melan, Kastriot, Lurë, Maqellarë, Muhurr, Luzni, Selishtë, Sllovë, Kala e Dodës, Zall-Dardhë, Zall-Reç, Fushë-Çidhën dhe Arras, brenda të cilave janë 1 qytet (Peshkopia) dhe 141 fshatra. 
Zhduken partitë “kukulla” në zgjedhjet e Dibrës, 35 “firojnë” nga koalicioni i PS, 3 nga i PD 
Se me çfarë rezultati do të dalin votimet për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Dibrës, këtë e di vetëm “mendja” e votuesve që do të shkojnë në votime, paçka se ka kaluar vetëm 1 vit nga zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015, prej të cilave u shpall fitues përfaqësuesi i koalicionit të majtë me vetëm 434 vota plus, duke ryzuar mitin e 3 mandateve drejtuese të PD në krye të kësaj bashkie. Në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013 e majat dhe e djathta kishin koalicione me nga 40 e 30 parti politike, ndërkohë që në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit 2015, PS krijoji një koalicion partiak me 39 parti, ndërsa PD krijoji një koalicion me 15 parti! Po në këto zgjedhje, çfarë përbërje numerike kanë këto koalicione? Ajo që bie në sy në zgjedhjet e pjesshme të 11 shtatorit 2016 për kryetarin e Bashkisë së Dibrës është ky fakt: Përbërjet e koalicioneve garuese të së majtas me në krye PS nën logon “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” dhe koalicioni i djathtë me në krye PD nën logon “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, kanë firo të partive pjesëmarrëse në zgjedhje. Konkretisht, në krahasim me koalicionet e zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit 2015, konstatohet se në garën e zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e Bashkisë Dibër, koalicionit të drejtuar prej PS i kanë ikur 35 parti politike, ndërsa koalicionit të djathtë të drejtuar nga PD, i mungojnë vetëm 3 parti politike! Nga 39 parti politike që përbëhej koalicioni i majtë në zgjedhjet e 21 Qershorit 2015, në zgjedhjet lokale të 11 shtatorit në bashkinë Dibër janë vetëm 4 parti politike, ndërsa në koalicionin e djathtë nga 15 parti, në këto zgjedhje janë 12 të tilla! As koalicioni i PS të cilit i kanë firuar 35 parti dhe as koalicionit të PD që i kanë ikur 3 parti, nuk u kanë ikur vlerat, fuqitë, energjitë dhe potencialet votuese, mbasi ato janë “parti kukulla”, të krijuara si OJF familjare e shoqërore të cilat kanë grup themelues, kryesi, kryetarë, sekretare e zv/kryetarë të familjarë, miq e shokë të emëruar nga… vetë kryetarët! Evidnet është fakti që këto “partiçkëza” janë krijuar si “zyra biznes” për të përfituar fonde nga KQZ duke garuar në zgjedhje, për të përfituar vende e poste drejtuese ën administratë nën koalicionet me PS e PD, duke graduar veten drejtorë, 
Koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane” me parti pjesëtare:
1. Partia Socialiste e Shqipërisë
2. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
3. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet
4. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
Koalicionin “Aleanca popullore për Punë dhe Dinjitet” me parti pjesëtare:
1. Partia Demokratike
2. Partia Republikane
3. Partia Agrare Ambientaliste
4. Partia Ora e Shqipërisë
5. Partia Bashkimi Demokrat
6. Partia Mendimi i Djathtë Liberal
7. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
8. Partia Aleanca Kuq e zi
9. Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë
10. Partia Demokristiane e Shqipërisë
11. Partia Balli Kombëtar Demokrat
12. Partia Popullore Kristian Demokrate
Ja koalicionet partiake, në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015
“Aleanca për Shqipërinë Europiane”
1. Partia Socialiste e Shqipërisë
2. Lëvizja Socialiste për Integrim
3. Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet
4. Aleanca Arbnore Kombëtare
5. Aleanca Demokratike
6. Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian
7. Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane
8. Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
9. Partia Ardhmëria Shqiptare
10. Partia Demokracia e re Europiane
11. Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë
12. Partia e Çështjeve Shqiptare
13. Partia e Gjelbër
14. Partia e Pajtimit Kombëtar
15. Partia e Punës së Shqipërisë
16. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
17. Partia e të Drejtave të Mohuara
18. Partia Forca Rinia
19. Partia e Unitetit Kombëtar
20. Partia G 99
21. Partia Komuniste e Shqipërisë
22. Partia Komuniste e Shqipërisë “8 Nëntori”
23. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim
24. Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve
25. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare
26. Partia Ligj dhe Drejtësi
27. Partia për Europianizmin dhe Integrimin e Shqipërisë
28. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
29. Partia Personat me Aftësi të Kufizuara
30. Partia Rruga e Lirisë
31. Partia Shqiptare Atdheu
32. Partia Socialiste e Moderuar
33. Partia Socialiste e Vërtetë 91
34. Partia Socialiste Punëtore Shqiptare
35. Partia Toleranca e Re e Shqipërisë
36. Partia Fryma e re Demokratike
37. Partia Demokracia Sociale
38. Partia Demokristiane e Shqipërisë
39. Partia Aleanca Demokristiane
“Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet” 
1. Partia Demokratike e Shqipërisë
2. Partia Republikane
3. Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë
4. Partia Lëvizja e Legalitetit
5. Partia Balli Kombëtar
6. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
7. Partia Bashkim Liberal Demokrat
8. Partia Balli Kombëtar Demokrat
9. Partia Ora e Shqipërisë
10. Partia Bashkimi Demokrat
11. Partia Mendimi I Djathtë Liberal
12. Partia e të Drejtave të Mohuara e Re
13. Partia Konservatore e Shqipërisë
14. Partia Popullore Kristian Demokrate
15. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare
Përparim HALILI
Sigal