“Zhduken 28 dokumente tepër sekrete nga kasaforta e Policisë së Shtetit”

407
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot vjedhjen e dokumenteve super sekrete nga kasaforta e Ministrisë së Brendshme. Referuar një mesazhi të komisarit dixhital, Berisha akuzon për zhdukjen e 28 dokumenteve ish-ministrin Saimir Tahiri dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Ardian Çipa.
Sipas mesazhdërguesit, kanë humbur 28 shkresa të rëndësishme me siglën tepër sekret që ruheshin në kasaforta me kode tepër sekret dhe që hapen vetëm në prani të drejtorit Çipa. Për zhdukjen e këtyre dokumenteve, sipas komisarit dixhital janë pezulluar punonjës të policisë të niveleve të ulëta.
DEKLARATA E BERISHËS
Në kasafortën e Ministrisë së Brendshme Ardian Çipa dhe Saje qorri vjedhin dokumentet super sekrete!
Komisari dixhital informon:
-zhdukjen e 28 dokumenteve super sekrete për krimin, nga kasaforta super sekrete e policisë së shtetit,
– në ministri të gjithë e dinë se ato i kanë vjedhur
– Ardian Çipa dhe Saje qorri
– Xhafa -Çako përpiqen të fshehin zhdukjen e dokumenteve.
I bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit të ndërhyjë me urgjencë për të prerë duart e krimit në dokumentet supersekrete të luftës kundër tij dhe të vendosë para ligjit autorët e këtij akti të rëndë kriminal, për të cilët e gjithë Policia e Shtetit flet dhe ka dijeni! sb
“Mirëdita Doktor, desha të ju informoj se te Drejtoria e Krimit të Organizuar ku është Ardjan Cipa kanë humbur 28 shkresa tejet të rëndësishme me siglën tepër sekret. Për këtë zhdukje të dokumenteve top sekret të cilat ruhen në kasaforta me kode tepër sekret dhe që hapen vetëm në prani të drejtorit Çipa kanë një jave dhe kanë pezulluar vetëm nivele nivele të ulëta drejtimi. Të gjithë e dinë se mbrapa kësaj vjedhje qëndrojnë direkt Tahiri dhe Çipa pasi bëhet fjalë për informacion të klasifikuar tepër sekret. Ju lutem shumë bëjeni publike sepse Xhafa dhe Çako po bëjnë presion të madhe për të mbyllur skandali.”
Sigal