“Zgjohet” Hahn: Keni të drejtë të reagoni ndaj Ramës

51
“Zgjohet” Hahn: Keni të drejtë të reagoni ndaj Ramës

Pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama, të mbushur me akuza për median, ka reaguar më në fund edhe komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, i pranishëm në aktivitetin ku foli shefi i qeverisë. Hahn tha se mediat kanë të drejtë të reagojnë, ashtu si edhe politikanët e kanë këtë të drejtë kur këndvështrimet janë të ndryshëm, por kjo duhet bërë duke respektuar njëri-tjetrin. “Ishte fjalimi i tij dhe ju keni të drejtë të reagoni ndaj tij. Mendoj se politikanët kanë gjithashtu të drejtë të shprehin këndvështrimet e tyre, është gjithmonë çështja e mënyrës së të shprehurit. Por duhet të udhëhiqet nga një respekt i përbashkët”, u shpreh komisioneri eVropian, i ndodhur në Tiranë. Megjithatë, nëse kjo sjellje e kryeministrit nuk është e pëlqyeshme, Hahn dha edhe zgjidhjen. “Një herë në 4 vjet, njerëzit kanë të drejtën e votës dhe kanë mundësi të vendosin me votë”, tha Hahn.