Sigal

Edhe pse Kryeministri Rama e kërcënoi me padi në gjykatën gjermane për shpifje, media gjermane, paralajmëron që së shpejti do publikojë përgjime tronditëse, me emra surprizë nga dosjet 339 dhe 184 të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku zyrtarë të lartë të qeverisë dhe PS-së bashkëpunojnë me krimin në fushata elektorale

Gazetari Basir Çollaku, i cili ka bashkëpunuar me gazetarin e “BILD”, Peter Tiede në zbardhjen në dritë të skandaleve për blerjen e votave ka pohuar se e përditshmja gjermane ka përgjime të reja, të cilat do të dalin së shpejti.

“Unë kam bashkëpunuar me koleget e gazetës gjermane BILD për një sasi ngjarjesh, të cilat janë publikuar vetëm një numër i konsiderueshëm i tyre.

Ka sërish përgjime të tjera dhe do të dalin dhe ajo çfarë pritet të dalë prej tyre është edhe më e rëndë se ajo çka ka dalë deri tani. Ajo çfarë kolegët gjermanë e kanë thënë hapur, është se nuk tërhiqen nga çfarëdo lloj rrethane përballë profesionit të tyre.” – ka thënë Çollaku.

“BILD” ka publikuar përgjime nga dosjet 339 dhe 184, që bëjnë fjalë për manipulimin e zgjedhjeve në qarqet Durrës dhe Dibër. Nga përgjimet ka rezultuar se eksponentë të lartë të Rilindjes, përfaqësues të saj në nivel qendror dhe lokal, janë kapur në biseda me përfaqësues të botës së krimit apo duke ushtruar presione ndaj votuesve për të mbështetur Partinë Socialiste.