Zgjidhje e krizës politike: Bisedat midis Metës dhe Ramës

531
Sigal

Apeli i Presidentit të Shqipërisë: Mungesa e dialogut politik cenon integrimin e vendit

Ilir Meta: Kam komunikuar në vazhdimësi me Kryeministrin për rëndësinë e bashkëpunimit me opozitën

Presidenti, Ilir Meta, deklaron se mungesa e dialogut mes palëve politike cenon procesin e integrimit të vendit. Presidenti Meta nënvizon se kjo mungesë dialogu ka sjellë edhe këtë situatë jo funksionale të drejtësisë dhe theksin e vë te mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Meta: Kam komunikuar në vazhdimësi me Kryeministrin apo ish-ministrin e Jashtëm për rëndësinë e bashkëpunimit me opozitën në mënyrë të vazhdueshme dhe për domosdoshmërinë për të demonstruar se procesi i integrimit evropian është një përgjegjësi e përbashkët dhe për ta konkretizuar me veprime të përbashkëta që menjëherë pas vendimit të Këshillit në qershorin e kaluar për të rivlerësuar çeljen e negociatave pas një viti. Më vjen keq të them se mungesa e dialogut të brendshëm politik, jo vetëm që cenon seriozisht këtë mundësi, por edhe ka sjellë këtë situatë të përgjithshme jo funksionale të drejtësisë, sidomos mungesa e gjykatës Kushtetuese ka qenë një problem i madh dhe vazhdon të mbetet. Gjithë ky proces me shumë aspekte të tjera kanë bërë, për fat të keq, të pamundur funksionimin e ligjit në vend, por njëkohësisht edhe funksionimin e garancive kushtetuese demokratike për të gjithë, përfshirë edhe qytetarët e thjeshtë dhe interesat e tyre dhe të drejtat e tyre të cilat në letër i garanton më së miri Kushtetuta e Shqipërisë por që në praktikë e shohim që kanë mbetur pa mbrojtje.