Zgjidhja e Ramës për protestën, Basha përgjigjet ”flakë për flakë”: Cikërrima, zanafilla e problemit qëndron te…

467
Sigal

Menjëherë pas konferencës së kryeministrit Rama ku paraqiti zgjidhjen e disa kërkesave për studentët, nga selia blu ka reaguar kreu i PD-së Lulzim Basha.

Kryedemokrati u shpreh se Rama nuk ka asnjë plan dhe asnjë vullnet për të ndryshuar gjendjen e studentëve, dhe se zanafilla e të gjitha problemeve është Ligji i Arsimit të Lartë.

Basha premtoi se nga Janari PD-ja do të nisë konsultimet me pedagogët dhe me studentët për hartimin e një ligji të ri, që i jep fund favorizimit të Universitete Private.

“Ai nuk ka asnjë plan dhe vullnet për të ndryshuar gjendjen e studentëve, cikërrimat me të cilat doli sot nuk zgjidhin çështjet që shqetësojnë realisht studentët. Ligji i Arsimit të Lartë është zanafilla e të gjitha problemeve, për shkak se është një proces i hapur korruptiv. Sot kemi arsimin e lartë më të shtrenjtë ne europë dhe kemi cilësinë më të dobët”, u shpreh Basha.

“Hapi i parë që ne kërkojmë që të ndërmerret është anulimi i ligjit dhe hartimi i një ligji për arsimin e lartë në konsultime me pedagogë, ku të mëshirohen standardet e Europës. Demokratizim dhe jo centralizim, më shumë autonomi, rol më i madh për pedagogët e studentët.

Një rikonceptim i mënyrës si do të rritet cilësia e mësimdhënies në universitete. Rritja financiare nuk con në përmirësim të cilësisë. Mbështetje për infrastrukturën akademike që sot është në ditën e saj më të zezë, rankimi i universtiteteve. Janë kolona për një ligj të arsmit të lartë”, tha më tej Basha.

Sipas Bashës rruga e dytë që PD do të kërkojë të ndiqet është: Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë. Rama nuk tha sot një të vërtetë që totali i buxhetit për arsimit është afërsisht 2 mln $ cfare do zgjidhi me kaq?