“Zgjidhja”: Bojkotoni 25 qershorin

490
Partia “Zgjidhja” vlerësoi se PD dhe PS janë përgjegjëse për të gjitha dështimet e këtij tranzicioni. “Ato u bashkuan në zgjedhjet pa standarde të 25 qershorit për të përjetësuar sundimin kriminal të kësaj kaste!”, u shpreh partia e Kokëdhimës. “Mos shko në votime! Është koha të reagosh! Nëse je i detyruar të votosh, vendos një Z të madhe mbi fletën e votimit. Mos zgjidh të keqen më të vogël, refuzoje totalisht të keqen!”, thuhet në deklaratë. Sipas kësaj partie, “me zgjedhjet e dështuara dhe të refuzuara masivisht, kryetarët do të bëjnë gati valixhet dhe kjo kastë do të përmbyset shumë shpejt! Po vjen një epokë e re!”.
Sigal