Zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, ja kush do ta zëvendësojë Albana Shtyllën

711
Duke filluar nga e hëna që vjen, 16 tetor, Genc Gjonçaj, do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Albana Shtyllën, e cila është zgjedhur në institucionet e reja të vettingut.
Gjonçaj, me profesion jurist, ka mbajtur më parë postin e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.
Ai ka qenë edhe përfaqësues i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Genc Gjonçaj ishte edhe një prej emrave të listës së kandidatëve për kreun e institucionit të Avokatit të Popullit.
Sigal