Zgjidhet kreu i KQZ, Denar Biba

539
Sigal

Kuvendi i Republikës së
Shqipërisë ka zgjedhur me 73 vota pro, 9 kundër dhe 7 abstenim kryetarin e ri
të KQZ, i cili është Denar Biba.

Më herët, Kuvendi votoi edhe për kandidaturën Koli Bele, i
cili nuk arriti të siguronte 71 votat e nevojshme që duheshin për tu zgjedhur.
Të dy kandidaturat u propozuan nga Partia Socialiste.Më herët, Denar Biba ka
mbajtur postin e nënkryetarit në KQZ. Gjithashtu, ai ka qenë drejtor i
Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Në vitet 2002-2005 Biba ka
mbajtur postin e drejtorit i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun, në
Gjykatën Kushtetuese.

Në vitet 2001- 2002 Biba ka qenë
shef i Sektorit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe Marrëdhënieve Juridiksionale
me Jashtë, në Drejtorinë me të njëjtën emërtesë, Ministria e Drejtësisë.

Në vitet 2000-2001 ai ushtruar
funksionin e specialistit në Drejtorinë e Organizimit Gjyqësor, Ministria e
Drejtësisë.