Zgjedhjet/ Zbulohet lista e emrave të PD-së që do të drejtojnë 12 qarqet

667
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të dorëzojë sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë të forcës së tij politike për 12 qarqe të vendit.

Pasi u informua nga 12 drejtuesit e grupeve të punës me propozimet e strukturave të PD në rrethe, Basha ka filtruar të gjithë emrat për të dalë në një listë finale, që do të dorëzohet sot në KQZ.

Por kur kanë ngelur vetëm pak orë deri nga shpallja zyrtare e listave nga PD, burime pranë selisë blu kanë konfirmuar emrat e mundshëm që do të drejtojnë fushatën e demokratëve në 12 qarqet e vendit.

TIRANË Lulzim Basha
DURRËS Oerd Bylykbashi
SHKODËR Edi Paloka
ELBASAN Edmond Spaho
FIER Arben Ristani
KUKËS Flamur Noka
VLORË Enkelejd Alibeaj
KORÇË Genc Pollo/Eno Bozdo
BERAT Fatbardh Kadilli
GJIROKASTËR Ylli Asllani/Roland Bejko
DIBËR Gent Strazimiri LEZHË Aldo Bumçi


Sigal