Zgjedhjet vendore, Rama zyrtarizon marrëveshjen me kreun e FRD, Topi

420
Arritja e marrëveshjes PS-FRD për zgjedhjet e ardhshme lokale është konfirmuar pas takimit që kanë zhvilluar pasditen e sotme dy liderët, Edi Rama me Bamir Topin. 
Kryeministri Rama, njëherazi kreu i PS duke konfirmuar marrëveshjen mes PS dhe FRD theksoi se negociatat kanë qenë të një natyre krejt ndryshe, pasi nuk u bisedua për kandidatura apo për njësitë vendore, por që bëhet fjalë për një marrëveshje bashkëqeverisjeje në qeveritë lokale.
Kryeministri Rama sqaroi gjithashtu edhe pozicionin e FRD-së, e cila do të mbetet në opozitë me qeverinë qendrore, por që do të ofrojë bashkëpunimin e saj për qeverinë lokale. 
“Negociata kanë qenë të një natyre krejt ndryshe. Sot nuk është folur në asnjë moment për kandidatura apo për njësitë vendore. Ka shprehur interesimin, nëse mund të lidhim marrëveshje pë qeverisjen e vendore dhe duke u përpjekur për të pasur bashkëpunim. FRD është një parti që janë kundërshtarë të qeverisë qendrore, por që ka shprehur vullnetin të bashkëpunojnë për qeverisjen lokale. Kjo përqasje e vlerësojmë për frymën që përcjell. Jemi të vetëdijshëm që FRD është në opozitë me qeverinë qendrore, një opozitë qytetare dhe evropiane. Jemi të kënaqur që në këto zgjedhje do të jemi bashkë me FRD.”- tha Rama.
Bamir Topi ka rikonfirmuar pozicionin e FRD-së si një parti e qendrës së djathtë ndërsa ka shprehur mbështetjen e tij për realizimin e bashkëpunimit për të arritur realizimin e projekteve për qytetarët.
“Erdhëm në një konkludim pozitiv të negociatave. Kemi paraqitur pozicionin tonë, e rëndësishme që të rimerret konfirmimi nga opinioni pozicioni i FRD-së si parti qendrës së djathtë .Besoj se nëpërmjet këtij Bashkëpunimi, në bazën e një vullneti qytetar, Japi kontributin për të shkuar në administrimin e qytetarëve, Janë shumë të rëndësishme profilet e kandidatëve, Rendësi që të jetë filozofia e administrim,it. Duhet të kemi projekte të rëndësishëm për qytetarët. Ajo që duhet të projektohet për qytetet duhet të realizohet. Tiranën e kam quajtur zemra e kombit, që vuan shumë, ka nevojë për profesionistë. Përmes këtij bashkëpunimi, ta bëjmë këtë qytet me një standard evropian për fëmijët tanë. “- tha kreu i FRD, Bamir Topi. 
Më herët Topi ka pohuar se FRD është parti e qendrës së djathtë dhe nëse do të futen në koalicion me të majtët, e bëjmë për realizimin e synimeve të tyre ashtu si cdo parti
Ndërkohë që Rama ditën e djeshme firmosi edhe marrëveshjen me 40 parti të tjera që janë bërë pjesë e koalicionit të majtë.
Sigal