Zgjedhjet vendore, kryetarja e KQZ-së takon Ambasadorin Suedez

536
Kryetarja zj. Lefterije Luzi ka pritur në një takim Ambasadorin e Suedisë për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, z. Mats Staffansson. Gjatë këtij takimi ambasadori shoqërohej nga i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Suedeze në Shqipëri, z. Patrik Svensson. 
Qëllimi i takimit ishte njohja e Ambasadorit me përgatitjet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën për zgjedhjet vendore, të datës 21 Qershor. 
Kryetarja e KQZ-së, zj. Luzi, bëri një panoramë të vendimmarrjes së KQZ-së, projekteve të realizuara dhe punës së bërë deri tani nga Komisioni, në funksion të mirëorganizimit dhe mirëadminstrimit të procesit zgjedhor.
Sigal