Zgjedhjet, Vasili: Të nisë puna për ndreqjen e gabimeve

67
Lëvizja Socialiste për Integrim shprehet për një punë intensive për problematikat që duhen ndrequr lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri. Petrit Vasili dhe Luan Rama, në një konferencë për shtyp pas takimit me kreun e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, thanë se duhet të marrin fund praktikat e momentit të fundit.
“Ne mbështesim idenë e fillimit të menjëhershëm të punës për të gjitha probematikat që kërkojnë ndreqje, përmirësim, qoftë kuadri legjislativ, rregullator dhe sistemit të administrimit të zgjedhjeve para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor. Lidhur me këtë çështje ne kemi propozuar jo vetëm krijimin e punës po dhe vendosjen e afateve të qarta se ku duhen realizuar këto ndryshime, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë ndryshimeve të minutës së fundit që si të tilla nuk mund të reflektohen në cilësinë e procesit zgjedhor dhe na bën të riciklojmë e përsërisim të njëjtat problematika negative”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili.