Zgjedhjet, Topi: Ruajtëm stabilitetin e vitit 2013 dhe patëm rritje

415
Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi, mblodhi sot Asamblenë Kombëtare. Gjatë fjalës së tij, Topi deklaroi gjatë fjalës së tij se bashkimi i FRD-së me Aleancën për Shqipërinë Europiane u bë për administrimin e fitores në pushtetin vendor. Por, nënvizoi Topi, FRD-ja do të mbetet gjithmonë parti e qendrës së djathtë. Teksa u ndal tek financimi i fushatës elektorale, Bamir Topi theksoi se FRD mori vetëm 80 mijë lekë për këtë proces.
“Kemi marrë vetëm 80 mijë lekë të reja për të mbështetur procesin elektoral. Falenderimi për çdo anëtar që ka mbështetur FRD-në shkon për çdo anëtar. Dëshiroj dhe njëherë të theksoj faktin e orientimit të FRD për të qenë pjesë dhe marrë pjesë në këto zgjedhje, për të marrë pjesë në një koalicion për zgjedhjet. Dua të ritheksoj faktin sa është strukturor dhe politik, FRD do të mbetet një parti e qendrës së djathtë. Kemi qenë të qartë dhe të sinqertë që morëm pjesë në zgjedhjet vendore. 
Aty ku i jepet ngjyra politike, ne jemi të qartë. Kaloi një fazë, vjen një fazë tjetër, Çdo gjë bëhet në kohën e vete. Nëse nuk je në arenën politike, nuk mund të mblidhet asambleja e një partie”, tha Topi. Në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit, kreu i FRD-së u shpreh i kënaqur: “Ruajtëm stabilitetin e vitit 2013 dhe patëm rritje”. 
Sigal