Zgjedhjet, Spartak Ngjela në mbështetje të Veliajt

477
Gjatë takimit që kandidati i majtë, Erion Veliaj zhvilloi një ditë më parë me banorët e njësisë numër 2 në Tiranë, ajo që binte në sy ishte prezenca e Spartak Ngjelës. Me sa duket Ngjela ka vendosur që të mbështesë Veliajn në zgjedhjet locale të21 qershorit. Objekti kryesor sipas Veliajt është kthimi i hapësirave të gjelbërta. Kjo ka qenë pika e fortë e programit të kandidatit të majtë.
“Nga data 21 kush e merr rrogën në bashki do të merret me këto probleme dhe jo me problemet e bashkisë. Janë 17 hapësira që kanë të gjithë potencialin të kthehen në lulishte, në hapësira të gjelbërta, kryesisht ndodhen përgjatë rrugës së markatës, rruga “Petro Nini Luarasi”, tek rruga “Shyqyri Ishmi”, dhe tek rruga “Pjetër Budi”, tha Veliaj.
Më herët nga zona e Laprakës ku shpërndau lejet e legalizimit, bashkë me kreun e ALUIZNI-t, kandidati i majtë Erion Veliaj tha se ka një program specifik për të gjitha problemet e kësaj zone.
Sigal