Zgjedhjet, Rama dhe Topi: Jemi për koalicion, do ketë të tjera takime

430
TIRANE – Për rreth 1 orë e 30 minuta, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi kanë zhvilluar një takim mes tyre ku kanë diskutuar për një koalicion në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. 
Ora 10:22 Topi: Jemi koalicione të gjera, do kemi takime të tjera
“Dua ta them pa hezitim që FRD është një parti e qendrës së djathtë që do të thotë se në politikën shqiptare mbetet në këtë spektër mbi bazën e parimeve shumë të qarta. Kemi pasur që një qëndrim shumë objektiv. Por ne shohim me keqardhje që administrimi i pushtetit vendor kudo më së shumti në qendrat e mëdha ka qenë problematikë. Kështu që ne e shohim politikën në dinamikë, ne jemi model, jemi për komunikim. Dhe në zgjedhjet vendore nuk ka përse të të mos krijohen koalicione më të gjëra. Tirana po shkon në shifrën e 1 milion banorëve dhe mjafton të shikoni shtëpitë sociale. Kështu që ne jemi për koalicione të gjëra. Ishte një takim i parë, nuk paraqitëm kërkesat, por shtruam çështjet kryesore që kanë të bëjnë me parimet. Nuk bëhet fjalë që ky takim u mbyll, përkundrazi ka një predispozicion për të diskutuar për çështje serioze.” tha Topi
Ora 10:19 Rama: Gjithçka mbetet per ne ditet ne vijim, takimi arritje per politiken
“Bëhet fjalë për një parti të pozicionuar qartazi jo vetëm në spektrin e djathtë por edhe në një pozicion opozitar. Është një pozicion i moderuar dhe madje unë besoj se normaliteti i këtij vendi të ishte që takime dhe komunikime etike në rafshin e shqetësimeve të përbashkëta të bëheshin edhe në mes partive të mëdha. Këtu ka hapësirë, sepse edhe eksperiencat e tjera flasin se edhe mes partive të kundërta në rafshin kombëtar ka koalicion, për problematikat specifika që ka qeverisja vendore, dhe kërkon një këndvështrim tjetër të partove. Ka qenë një bisedë e hapur, e drejtpërdrejtë, nuk kemi mundur të shmangemi nga kundërvendosja që kemi në rafshin e politikës së ditës, por kemi mundur të identifikojmë pikat dhe shqetësimet e përbashkëta që kanë të bëjnë nga njëra anë me domosdoshmërinë për një politkë konstruktive në rafshin e reformave të shtetformimit, si reforma në drejtësi apo edhe reforma territoriale që FRD gjithnjë ka qenë mbëqshtetëse dhe për të parë si mund të kemi bashkëpunim në këto zgjedhje vendore. Gjithçka mbetet për t’u përcaktuar në ditët në vijim, por sido që të vejë është një arritje për politikën pasi qytetarët presin më shumë punë dhe më pak zhurmë.” tha Rama
Ora 10:17 Perfundon takimi Rama-Topi
Ka perfunduar pas me shume se 1 ore takimi mes kryeministrit njeheresh kreut te PS Edi Rama dhe kreut te FRD Bamir Topi 
Sigal