Zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut, cilin nxjerrin fitues sondazhet

428
Votuesit koreano-jugorë kanë zgjedhur kandidatin liberal Monn Jae-in si presidentin e tyre të ardhshëm, raporton BBC. Sipas rezultateve të sondazheve pas votimit, Moon Jae-in kryeson me 41.4% të votave, ndërsa rivali i tij konservativ Hong Joon-Pyo është në vend të dytë me 23.3%.
Zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Korenë e Jugut u thirrën pas një skandali të madh korruptiv që rrëzoi edhe lideren e tyre të mëparshme, Park Geun-hye dhe u zhvilluan në kohën e pasigurisë ekonomike dhe tensioneve të larta me Korenë e Veriut.

Kandidati liberal Monn Jae kërkon dialog më të gjerë më Korenë e veriut, ndryshe nga politika aktuale koreano-jugore që i ka ndërprerë pothuajse të gjitha lidhjet. Ai ka kritikuar dy administratat e mëparshme konservative pasi dështuan të ndalonin prodhimin e armëve nga ana e Koresë së Veriut.

Ndërsa tensionet në gadishullin korean tërhoqën vëmendjen e vëzhguesve në zgjedhjet e parakohshme, për koreano-jugorët prioritete kanë qenë korrupsioni dhe ekonomia. Moon ka premtuar kufizim të dominimit të ekonomisë vendase nga elita politike e Koresë së Jugut, mbrojtje të rimëkëmbjes së brishtë të ekonomisë në vend, si dhe ulje të nivelit e papunësisë së të rinjve, e cila aktualisht është në nivel të lartë.
Sigal