Zgjedhjet, Petro Koçi: Ka funksionuar siç duhet koalicioni edhe në ato bashki ku e majta humbi?

421
Kryetari i PSV 91, Petro Koçi, me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook ka reaguar lidhur me akuzat e LSI-së për një Pazar të bërë nga Partia Socialiste në Pogradec, ku kandidatja e majtë, Diana Mile humbi zgjedhjet. Sipas Kocit arsyet e humbjeve duhen parë tek kandidatët dhe terreni elektoral.
“A ka funksionuar siç duhet koalicioni edhe në ato bashki ku e majta humbi? Kam parasysh bashkinë aq të diskutuar tashmë të Pogradecit apo edhe në Përmet dhe Mallakastër, që historikisht njihen si bastione të së majtës? Të kërkosh tradhti e tradhtarë aty ku nuk kemi fituar është metodë e vjetër dhe e konsumuar. Jemi në demokraci dhe ka liri zgjedhjeje. Mund të urdhërosh partitë, por jo elektoratin.
Vota dhe zgjedhës të një partie aleate në kampin tjetër ka pasur edhe aty ku është fituar edhe aty ku është humbur. Por arsyet e humbjeve duhen parë tek kandidatët dhe terreni elektoral, i cili nuk përmbyset me një fushatë. Dua të theksoj se zoti Rama ka bërë një fushatë rraskapitëse në çdo zonë, edhe aty ku nuk u fitua”, shkruan Koçi.
Sigal