Zgjedhjet për kryetarin e ri, LSI thërret Konventën Kombëtare

562
Pas dorëheqjes së parevokueshme të kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, disa ditë më parë, kjo pari thërret Konventën Kombëtare. Bëhet me dije se menjëherë pas mbledhjes së kryesisë dhe lajmit për dorëheqje, Vasili ka propozuar në vendin e kryetares Monika Kryemadhin. Lajmi është bërë i ditur në rrjetin social facebook. Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të LSI-së në facebook. “Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon ditën e mërkurë, më datë 5 korrik Konventën Kombëtare Zgjedhore. Konventa starton në orën 18:00 e do të mirëpresë delegatët e LSI nga e gjithë Shqipëria për të zgjedhur Kryetarin dhe Zv. Kryetarin e ri të partisë”, thuhet në njoftimin e LSI-së. Katër ditë më parë, Petrit Vasili u dorëhoq nga drejtimi i LSI-së, detyrë të cilën e mori pas zgjedhjes së Ilir Metës President. Ai ka propozuar për kryetar, Monika Kryemadhin, aktualisht zëvendëskryetare.
Sigal