Zgjedhjet për kreun e PD/ Basha e Selami nisin nesër fushatën, ja qyteti i parë ku do ndalojnë

475
Dy kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike Eduart Selami dhe kryetari i ngrirë Lulzim Basha nisin nesër zyrtarisht fushatën. E qyteti i parë ku do ndalojnë dy kandidatët është Lezha.
Kryetari i PD-së në Lezhë Paulin Marku ka bërë një njoftim në “Facebook” duke ftuar anëtarët dhe mbështetësit të marrin pjesë në prezantimin e kanditaturave për Kryetarin e PDSH-së.
Prezantimi do të jetë në të njëjtin vend, në Pallatin e Kulturës në Lezhë, ndërsa i pari që do të dalë para bazës do të jetë Selami, të cilit i është lënë rreth 90 minuta kohë për të folur me anëtarët dhe mbështetësit, (10:00-11:30) duke kërkuar votën për t’u zgjedhur kryetar i PD-së.
Pas tij radha do të jetë e kryetarit të ngrirë të PD-së Lulzim Basha, i cili kërkon edhe një mandat tjetër për të drejtuar partinë më të madhe opozitare në vend, pas kritikave, kundërshtarëve të shumtë dhe humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit.
Sigal