Zgjedhjet, PD kandidon në Lushnje Xhindolen përballë Tushes së PS

51
LUSHNJE – Partia Demokratike në Lushnje ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhjet e 21 qershorit, Darien Xhindole. Xhindole vjen nga një karrierë e suksesshme si administrator i biznesit privat dhe do të përballet me kryetarin aktual të bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe, por me ndryshimin se kësaj radhe nuk do të jenë 42 mijë votuesit për këtë bashki, por pothuajse dyfishin e tyre pas reformës administrative.
Kandidati 38-vjeçarë, Darien Xhindole, u shpreh se synimi i tij në krye të Bashkisë së Lushnje do të jetë “Punësim dhe dinjitet” për të gjithë. 
Pas ndarjes së re territorial, Bashkia e Lushnjes merr nën administrim territoret e komunave Dushk, Golem, Ballagat, Hysgjokaj, Karbunare, Fiershegan, Allkaj, Krutje, Bubullime e Kolonje ku numri i banorëve shkon deri në rreth 140 mijë.