Zgjedhjet parlamentare sipas çdo qarku

1671
Sigal

Zbardhen rezultatet e fituesve deri në orët e pasmesnatës

Tirana, rivalitet mandatesh midis dy partive

Kutitë e numërimit për qarkun më të madh të vendit, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, por deri dje, në orën 3 pasmesnate rezultati ëshët luhatur midis barazimit ose një diference të vogël, në favor të koalicionit të majtë. Natyrisht, ky rezultat është duke ndryshuar me sekonda dhe jo më, me minuta. Kështu, pas spektaklit të eksit-polleve filluan ethet e numërimit të votave, ku analistët dhe parashikuesit ia lanë vendin, numëruesve. Pas këtij momenti zhurmën e debateve e zëvendësoi heshtja e ankthit për rezultatin e çdo vote. Numërimi do të vazhdojë, deri në orët e mëngjesit dhe padyshim, çastet vijuese mund të kenë fshehur surpriza të tjera, por deri në orën 3 pasmesnate, rivaliteti ka qenë i ashër dhe konkurrenca ka vijuar në të gjitha qarqet me radhë. Secila prej dy kolacioneve, ka rivalizuar me kundërshtarin, duke prodhuar kështu një garë shumë të fortë, e cila duket se do të vendoset në sekondata e fundit të numërimit, madje, duke kërkuar edhe bilancin e kutisë së fundit.
Qarku i Tiranës Të djathtë … të majtët…
Kryeqyteti është padyshim kryeqendra e Shqipërisë, ku jetojnë gati një milionë e ca banorë dhe ku aktualisht konkurrenca politike do të “luftojë” për 32 mandate. Qarku i Tiranës, ekzaktësisht, 785.086 votues, 1.422 qendra votimi dhe 32 mandate për deputet, ndërsa numri i popullsisë të regjistruar në nëntor 2012 është 1.020.013. Çdo mandat zgjidhet nga 24.534 votues. Në këtë qark kryesuesi i listës së PD-së është Kryetari i saj, Sali Berisha. Gjithashtu, i 7-i në listën e PD-së është edhe Dashamir Shehi, kryetari i LZHK-së. Ndërsa, listën e PS-së, e kryeson Pandeli Majko, deputet i Qarkut të Korçës, i cili kandidon në Tiranë në vend të kryetarit të PS-së, Edi Ram, i cili preferoi këtë radhë qytetin bregdetar të Vlorës. Nga ana tjetër, Ilir Meta, kryetari i LSI-së kryeson listën e kësaj partie në kryeqytet, ku sipas rezultateve paraprake, duket se ai ka të gjitha shanset për të përfituar mandatin e tij.
Votimi
Megjithëse fushata në vetvete ka qenë e tensionuar, përsëri qytetarët e Tiranës janë përpjekur ta kalojnë me qetësi atë. Dje q ënë orëtë e para të mëngjesit, ata kanë shkuar grupe grupe përpara kutive të votivitmit ku kanë caktuar verdiktin e tyre për partinë apo krahu fitues të zgjedhjeve. Por ky vendim ëshët akoma brenda kutive të pahapura, i cili pritet të zbardhet gjatë orëve të ardhshme.

Kush fitoi në zgjedhjet e vitit 2009
Në zgjedhjet e 2009-s, në Qarkun e Tiranës mandatet u ndanë 15 PD-ja, 15 PS-ja, 1 PR-ja dhe 1 LSI-ja. Në listat e PS-së është futur kandidat i saj edhe Spartak Braho, i 11-i, në bazë të marrëveshjes PS-LSI. Në Qarkun e Tiranës konadidojnë në krye të listave të FRD-së dhe AK-së edhe Bamir Topi e Kreshnik Spahiu. Ndarja e mandateve në Qarkun e Tiranës, sipas parashikimeve paraprake mund të lëvizë në rastin më të mirë 16 me 16, sipas koalicioneve, ose 15 PD-ja, 15 PS-ja, 1 LSI-ja dhe 1 FRD-ja e Topit. Parashikimet paraprake për AK-në, thonë se kjo forcë mund të mos fitojë asnjë mandat. Ndërsa PDIU ka pretendime serioze përë ët marrë një mandat.

Fieri, Durrësi dhe Kukësi në pikëpyetjet e minutave të fundit

 Qarku i Fierit, ja si ndahen 16 mandate

  Qarku i Fierit është një nga qarqet që pritet të bëjë diferencën e ndarjes së mandateve, ku deri tani janë bërë me dhjetëra parashikime. Ky qark paraqet vështirësi, sepse aty janë disa parti që pretendojnë të marrin mandate deputeti, ndërkaq që edhe Dritan Prifti, si knandidat i pavarur kërkon mandatin në këtë zonë.  Ky është Qarku që ka numrin më të madh të mandateve,  16, pas Qarkut të Tiranës. Ky qark 373.706 votues dhe 576 qendra votimi, ndërsa numri i popullsisë është 491.190.  Çdo mandat do të zgjidhet me 23.357 votues. Listën e PD-së në Qarkun e Fierit e kryeson Sokol Olldashi, ndërsa listën e PS-së, Gramoz Ruçi, ndërsa atë të LSI-së, Petrit Vasili. Në listat e PD-së, i katërti është edhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Në zgjedhjet e 2009-s, PD-ja mori 6, PS-ja 9 dhe LSI-ja 1. Surpriza më e madhe mund të jetë kandidati i FRD-së, i cili ka një peshë të madhe ndikimi dhe mund të marrë 1 mandat, në dëm të PD-së. Qarku i Fierit është konsideruar si një nga zonat, ku këto zgjedhje pritet të ketë një nga garat më të forta për mandatet në parlamentin e ri. Në total në dje pritej që të votonin 373 635 zgjedhës. Rezulton se ka një rritje të këtij numri prej 5 për qind më shumë se në zgjedhjet e 2009, ku 205 860 i përkasin rrethit të Fierit,136 561 rrethit të Lushnjës dhe 31 214 votues rrethit e Mallakastrës. Në zgjedhjet e 2009 morën pjesë në votime 52% e zgjedhësve. Votimet u kryhen në 575 qendra votimi dhe 10 KZAZ, 3 më shumë se vitin e kaluar. Kjo për faktin se ka një rritje të zgjedhësve prej 5%. Në vitin 2009, Fieri çoi në Parlamentin shqiptar 16 deputetë, ku Partia Demokratike mori 7 mandate dhe ajo socialiste 9 mandate. Por në këto zgjedhje dy forcat e mëdha politike kanë thuajse të njëjtat pretendime, ku secila prej tyre pretendon të sigurojë maksimumin Partia Socialiste së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim po synojnë të marrin mandatin e 10 kundrejt PD, qe lufton për te marre 8 mandate. Por e veçanta e zgjedhjeve të 2013-s, në Qarkun e Fierit është garimi si deputet i pavarur i Dritan Priftit. Ndërkaq PDIU, një forcë që në zgjedhjet e 2009 humbi mandatin e saj vetëm për 300 vota pretendon këtë herë marrjen e mandatit. Një tjetër risi në këto zgjedhje në Qarkun e Fierit është garimi i Frymës së Re Demokratike, që mund të ndikojë në ndryshimin e balancave krahasuara me vitin 2009. Numri i votuesve në Qarkun e Fierit 373 635, numri i QV 575 dhe  numri i KZAZ 10.

 Qarku i Durrësit, konkurrencë mandatesh

 Duket se oreksi i partive është shtuar për të marrë ndonjë mandat në Durrës, ku përveç PS-së dhe PD-së, në qarkun e pretendimeve serioze ka hyrë edhe PR, FRD dhe AK.  Durrësit ka 313.353 votues, 444 qendra votimi dhe  13 mandate, ndërsa popullsia është 418430. Çdo mandat do të zgjidhet me 24.118 votues.  Listën e PD-së e kryeson Eduard Halimi, ndërsa listën e PS-së e kryeson Bledi Klosi. Ndërsa Lefter Koka kryeson listën e LSI-së. PD-ja në listat e saj ka futur edhe Lufter Xhuvelin, të tetin në listë.  Në zgjedhjet e 2009-s, PS-ja kishte 5 mandate, LSI-ja 1 mandat dhe 7 mandate PD-ja. Mirëpo, në këto zgjedhje, kandidatura e Agron Dukës, i cili kandidon me listat e PR-së, mund të shkaktojnë një dëm PS-së, dhe mund të bëjë që PS-ja të humbasë një mandat në këtë qark. Qarku i Durrësit është i katërti për nga madhësia në vend prej të cilit dalin 13 deputetë dhe ka qenë disa herë vendimtar për anësimin e balancës fituese në zgjedhjet në Shqipëri. Në zgjedhjet e vitit 2013 qarku i Durrësit përfaqësohet me të njëjtin numër deputetesh ne Parlament, ndërkohë që në 2009, 7 mandate i fitoi PD , 5 PS dhe 1 LSI. Por në këto zgjedhje PS ka synuar përmbysjen e rezultatit, ndërsa PD synon të fitojë mandatin e 8, për shkak të diferencës se ngushte mes dy forcave për marrjen e mandatit shtese. Në krahun tjetër LSI pretendon të marrë minimalisht dy deputetë në qarkun e Durrësit pasi në zgjedhjet e 2009 mori rreth 10 mijë vota. Kandidimi i Gazmend Oketës në FRD pritet të ndryshojë disi balancat në këto zgjedhje në Durrës. Gjithashtu një tjetër pikë e nxehtë e kësaj fushate është konsideruar kandidimi i Agron Dukës, ish-ministri socialist nën siglën e Partisë Republikane, i cili lufton për marrjen e një mandati. Në votime ishin rregjistruar 313058 votues, por pjesëmarrja ishte më e vogël. 7 mijë prej këtyre emra votimin për herë të parë. Por ky numër u reduktua ndjeshëm ngaqë një pjesë e zgjedhësve nuk u paraqitën në votime, Votimet u kryhen në 439 qendra votimi, për të cilat u ngritën 7 KZAZ nga 4, që ishin në 2009. Njësia më e madhe administrative është Bashkia Durrës me 158 606 votues, e ndarë në tre KZAZ konkretisht 23 24, 25, me 207 Qendra votimi.

 Qarku i Kukësit, me surpriza

Kukësi është konsideruar nga analistët si bastion i të djathtëve, të cilët pretendojnë një rezultat të lartë në këtë qark. Por socialistët presin reagimin e strukturave të bazës. Qarku i Kukësit ka 77.072 votues   169 qendra votimi dhe 4  mandate, si edhe 08.750banorë. Çdo mandat zgjidhet nga 19.268 votues. Në zgjedhjet e 2009-s, PD-ja fitoi 3 mandate, ndërsa PS-ja 1 mandat. Në këto zgjedhje, meqë kryetari i Bashkisë së Kukësit kaloi nga PD-ja në LSI, e majta, sipas parashikimeve të deritanishme, pretendon, që të fitojë mandatin e dytë. Listën e PD-së e kryeson Flamur Noka, ndërsa listën e PS-së, Vexhi Muçmata. Qarku i Kukësit edhe pse me një numër të vogël deputetësh në Kuvend, vetëm 4 të tillë, konsiderohet si një nga zonat më të nxehta në këto zgjedhje. Të dyja forcat e mëdha politike PS dhe PD synojnë përmbysjen e rezultatit të 2009. Ndërkohë që, në 2009, PD arriti të marrë 3 mandate kundrejt 1 të PS, tashmë synon marrjen e 4 mandateve. PS nga ana saj pretendon marrjen e dy të tillave. Në qarkun e Kukësit rezultojnë 77 mijë e 102 zgjedhës nga 74 mijë në zgjedhjet e 2009, ku 41 mijë e 836 zgjedhës i përkasin rrethit të Kukësit, 14 mijë e 503 rrethit të Hasit si dhe 20 mijë e 763 rrethit të Tropojës. Sakaq numri i zgjedhësve që votojnë për herë të parë në rang qarku është mbi 3 mijë zgjedhës. Në zgjedhjet e 2009 në Qarkun e Kukësit morën pjesë në votime 67 % e votuesve. Në qarkun e Kukësit rezultojnë 167 qendra votimi dhe 3 KZAZ.

 Gjirokastra, Korça, Shkodra dhe Dibra presin numërimin gjer në kutinë e fundit

 Shkodra, bastion historik i të Djathtës

 Deri tani, nga numërimi i djeshëm, Qarku i Shkodrës mbetet bastion i sigurt i Partisë Demokratike. Qarku i Shkodrës ka 250.803 votues, 417 Qendra Votimi dhe 11 mandate dhe 330.269 banorë. Çdo mandat do të zgjidhet nga 30.024 votues. Në zgjedhjet e 2009-s PD-ja ka marrë 7 mandate dhe PS-ja 4 mandate. Listën e PD-së e kryeson Jozefina Topalli, ndërsa listën e PS-së Mimoza Hafizi. Parashikimet e deritanishme, bëjnë fjalë që LSI-ja edhe mund të fitojë një mandat, në dëm të PD-së. Qarku i Shkodrës përbëhet nga rreth 350 mijë banorë dhe do përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë me 11 deputete. Në zgjedhjet e 2013-s, numri i votuesve është 250.803, ku 11.578 prej tyre janë votues të rinj, të ndarë në 438 Qendra Votimi në të 33 njësitë vendore të qarkut. Në dallim prej zgjedhjeve të 2009 Qarku Shkodër nga 4 ZAZ që kishte, në këto zgjedhje ky numër është dyfishuar duke shkuar në 8 tilla. Në zgjedhjet e 2009-s morën pjesë rreth 116.427 votues ose 49,77% nga të cilat koalicioni i udhëhequr nga PD arriti që në total të marrin 67,656 vota ose 58,11% të votave e përkthyer në mandate 7 nga 11, kurse koalicioni i udhëhequr nga PS mori në total 40,964 vota ose 35,18% të votave, 4 mandate. Në zgjedhjet e 2013-s, gara më e fortë bëhet sërish nga dy forcat e mëdha PD e PS, e përqendrua mes dy kandidateve Jozefina Topalli dhe Tom Doshi, kandidati i dytë i listës së PS për këtë qark, të cilët pretendojnë të thyejnë rezultatet e deritanishme. PD pretendon të marrë 8 mandate ndërsa PS pretendon për 7 të tilla. PD lufton të rikthejë në krahët e saj 3 komuna që u fituan nga PS në zgjedhjet lokale të 2011-s, Gurin e Zi, Bërdicën dhe komunën Rrethina. Nga ana tjetër pretendon të thyejë bastionin e PD-së prej 22 vitesh. LSI është një tjetër faktor i rëndësishëm në Shkodër në këto zgjedhje, që pretendon marrjen e të paktën një mandati.

Pretendimet e PD dhe PS për Korçën

Qarku i Korçës ka 273.287 votues, 447 Qendra Votimi dhe 12 mandate dhe 352440 banorë. Çdo mandat do të zgjidhet nga 29.370 votues. Në zgjedhjet e 2009-s, PD-ja ka marrë 6 mandate, ndërsa PS-ja 6 mandate. Listën e PD-së e kryeson Ridvan Bode, ndërsa listën e PS-së Bashkim Fino, pasi Pandeli Majko kandidon në Tiranë. Në listat e PD-së, është edhe Fatmir Mediu, kryetari i PR-së, i katërti në listë. Nga parashikimet paraprake, nuk priten të kenë surpriza zgjedhore në ndarjen e mandateve. Qarku i Korçës i konsideruar si qarku më i balancuar politikisht qoftë në zgjedhjet vendore apo ato parlamentare ndër vite, këtë herë duket se është duke zhvilluar një luftë të fortë mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, me qëllimin e vetëm ndryshimin e balancave sa i takon mandateve të deputetëve. Në vitin 2009 Korça çoi në Parlamentin shqiptar 12 deputetë, ku Partia Demokratike dhe ajo Socialiste morën nga një numër të barabartë mandatesh, nga 6 secila, me një diferencë prej 1936 votash në favor të partisë socialiste. Por në këto zgjedhje dy forcat e mëdha politike kanë thuajse të njëjtat pretendime, ku pavarësisht se në Qarkun e Korçës janë vetëm 12 mandate deputetësh secila prej tyre pretendon të sigurojë 7 të tilla. Nga njëra anë Partia Socialiste, së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila në zgjedhjet e kaluara arrti të siguronte 4500 vota, synojnë të marrin mandatin e shtatë përkundrejt 5 mandateve të kundërshtarit, por edhe Partia Demokratike po lufton fort për të prishur balancën e zgjedhjeve të 2009, me qellim sigurimin e 7 mandateve. Ndërkaq edhe Fryma e Re Demokratike ndonëse një forcë e re politike, pritet të japë ndikimin e saj në këto zgjedhje në Korçë, çka duket qartazi edhe ne krijimin e elektoratit të saj. Për të vijuar më pas edhe me PBDNJ, e cila për shkak të disa zonave minoritare në juglindje pritet të kontribuojë më së shumti në koalicionin e majtë, ndërsa është luftuar për marrjen e një mandati. Në Qarkun e Korçës rezultojnë rreth 220 mijë zgjedhës, nga 217 mijë në vitin 2009, nga këta janë rreth 1500 votues të rinj. Në zgjedhjet e 2009 në Korçë morën pjesë në votime 51% e zgjedhësve. Partia Demokratike ndër vite ka dominuar fort në rrethin e Devollit, Bashkinë e Leskovikut dhe disa komuna në Korçë, ndërsa Partia Socialiste është mbajtur fort në Bashkitë Korçë, Ersekë, Maliq dhe Pogradec, si dhe komunat e kësaj të fundit. Gjithashtu në Korçë rezultojnë 447 qendra votimi dhe 8 KZAZ.

Qarku i Gjirokastrës

Qarku i Gjirokastrës ka  122.039 votues, 237 Qendra Votimi dhe 5 mandate si edhe 154.285 banorë. Çdo mandat zgjidhet nga 30.857 votues. Në zgjedhjet e 2009-s PS-ja fitoi 3 mandate, ndërsa PD-ja 2. Listën e PD-së e kryeson Genc Ruli, listën e PS-së Arben Ahmetaj, ndërsa listën e LSI-së e kryeson Vangjel Tavo. Nisur nga fakti që PS-LSI janë në një koalicion, parashikimet e deritanishme bëjnë fjalë se LSI-ja do të fitojë një mandat, në dëm të PS-së. Plot 129. 540 votues në Qarkun e Gjirokastrës iu drejtuan të dielën kutive të votimit për zgjedhjet Parlamentare 2013. Ky qark i konsideruar si bastioni i së majtës, çon në Parlamentin e Shqipërisë 5 deputete. Në zgjedhjet e 2009, rezultati mes PD dhe PS ka qenë 3 me 2, në favor të të Majtëve, rezultat i cili pretendohet të thellohet dukshëm nga ana e PS. Kjo e fundit, së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim synojnë të marrin katër mandate kundrejt kundërshtarëve, ndërsa nga ana tjetër Partia Demokratike synon të arrijë në rezultatin 3 -2 në favor të tyre. Përgjatë zgjedhjeve të 2009 incidenti më i madh u shënua në Komunën Qendër Libohove, ku u kontestuan votat për vlefshmërinë e tyre, gjë e cila çoi në finalizim të fitores së kandidatit të PD. Po me të njëjtin synim për të marrë një kandidat vijon të jetë në këto zgjedhje PBDNJ, e cila pretendon në bastionet e komunave të Dropullit, ku edhe ka minoritet një mandat të tillë.  Qarku i Dibrës ka 127.231 votues, 264 Qendra Votimi dhe 6 mandate, si edhe 179. 276 banorë. Çdo mandat do të zgjidhet nga 29.880 votues. Në zgjedhjet e 2009-s PD-ja ka fituar 4 mandate, ndërsa PS-ja 2 mandate. Listën e PD-së e kryeson Sherefedin Shehu, ndërsa listën e PS-së e kryeson Shkëlqim Cani.

Avantazh i socialistëve në tre bastionet e majta, si Vlora, Berat dhe Elbasani

 Qarku i Vlorës, PS 20 mijë vota dhe dy mandate më shumë
 Nuk dihet se çfarë i ka shtuar përfaqësimi  i  Kryesocialistit Rama, suksesit të ngushtë të partisë së tij, në qarkun e Vlorës, pasi deri tani diferenca e mandateve midis dy partive, PS dhe PD është 2 mandate më shumë. Por duhet thënë se përqindja e pjesëmarrësve në votime, llogaritet të jetë relativisht i vogël. Aktualisht, në bazë të numërimit paraprak, rezultati llogaritet 7-5. ndërsa diferenca me përqindje deri tani sipas deklaratës së Edi Ramës mësohet se, është rreth 20 për qind më shumë, për PS-në se sa për PD-në. Në Vlorë, duket se PD-ja do të jetë e kënaqur me këtë diferencë të ngushtë, pasi dihet se Vlora është njohur si bastion i socialistëve. Por këtu duhet të nënvizojmë se të gjithë kryetarët e krerëve të majtë si Gjinushi, Milo, etj., janë kryesuesit e listave të tyre, pasi ata nuk u përfshinë në listat e PS-së. Gjithashtu këtu duhet përmendur fenomeni Malaj, i cili i ka prishur shumë punë, socialistëve, duke tërhequr pas vetes rreth 3-4 mijë vota të qytetarëve, të cilat edhe PS-ja i humbet, edhe atij i shkojnë dëm, Aktualisht, Qarku i Vlorës ka 293.169 votues, 432 qendra votimi dhe  12 mandate, ndërsa popullsia është 376.795. Çdo mandat do të zgjidhet nga 24,430 votues. Në zgjedhjet e 2009-s, PS-ja fitoi 7 mandate, PD-ja 4 mandate, PDIU-ja 1 mandat dhe PBDNJ-shi 1 mandat. Listën e PS-së në Qarkun e Vlorës e kryeson kryetari i saj Edi Rama, ndërsa listën e PD-së e kryeson Astrit Patozi, ndërsa listat e LSI-së e kryeson Shkëlqim Selami.  Arben Malaj, për herë të parë kandidon si kandidat i pavarur, meqë Edi Rama nuk e përfshiu në listat e PS-së. Kjo mund të shkaktojë edhe rrjedhje të votave të PS-së dhe humbje të një mandati. Qarku i Vlorës në zgjedhjet parlamentare të 2013 do të përfaqësohet në Parlament me 12 deputetë. Numri i votuesve në këto zgjedhje është 290 899, të ndarë në 440 qendra votimi, ndërsa numri i KZAZ-ve shkon në 440. Partia Socialiste, e cila ka qenë dominuese në këtë qark, në këto zgjedhje synon marrjen e 8 deputeteve, ndërsa si koalicion këtë rezultat synon ta thelloje ne 10. Përkatësisht, një mandat synohet nga PBDNJ, dhe një nga LSI. Nga ana tjetër PD synon marrjen 5 mandateve. Në zgjedhjet e 2009-s, Partia Socialiste mori 6 mandate, Partia Demokratike 4 të tilla, PBDNJ një mandat dhe në atë kohë PDI, 1 mandat. Të përkthyera në përqindje PS kryesoi me 44.19% të votave kundrejt PD që kishte 28.13 %. Forcë e tretë ishte PBDNJ me 5.71 % dhe PDI 4.7 %. Rezultate, të cilat, pothuajse nga të gjitha partitë në garë, synojnë të thellohen. Në Bashkinë e Vlorës, në zgjedhjet e përgjithshme të 2009-s funksionuan 86 qendra votimi. Ndërsa në rang qarku funksionuan 345 qëndra votimi. Përsa i përket mbarëvajtjes në këto zgjedhje, ishte ndërprerja për disa orë e numërimit të kutive në KZAZ-në e Bashkisë së Vlorë për shkak të kontestimit për procesverbalet shoqëruese të 6 kutive të votimit, gjë që u shoqërua me rinumërim, por nuk pati ndryshim rezultati.

Qarku i Elbasanit, ekuilibër politik

 Qarku i Elbasanit, diferencë e vogël gjatë numërimit

Gjatë numërimit të kutive të djeshme, ndihet një diferencë e vogël e PD-ndaj PS-së, e cila ka shtuar shpresat se kjo diferencë mund të rritet. Ky qark paramendohet si fushëbeteja, ku partitë do të dalin triumfatorë, ose ku mund t’u “thyhet shpata”.Qarku i Elbasanit, ka  321.138 votues, 540 qendra votimi dhe 14 mandate, ku çdo mandat do të votohet nga 22.934 votues. Në zgjedhjet e 2009-s, PD-ja ka fituar 7 mandate, ndërsa PS-ja 7. Listën e PD-së në këtë qark e kryeson Arben Imami, ndërsa për PS-në, e kryeson Ben Blushi, i ardhur nga Qarku i Korçës. Në këtë qark, kandidon i dyti në listë edhe Eduard Selami, i rikthyer në PD, pas 16 vitesh. Në Qarkun e Elbasanit në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit do të votohet në shtatë bashki dhe 43 komuna me 386 fshatra, të cilat ndodhen në rrethet e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit e Peqinit me një popullsi prej afro 293 mijë banorësh. Deputet qe do te dalin nga zgjedhjet e 23 Qershorit për Qarkun e Elbasanit përbejnë një të dhjetën e Parlamentit të ri, me 14 mandate. Në votimet e të dielës pritet të shprehin vullnetin e tyre 144, 700 persona, ndërsa njësia më e madhe elektorale është Bashkia e Elbasanit me 94 mijë zgjedhës, e ndjekur nga Cërriku me 11,100 zgjedhës, Bashkia e Belshit me 10 mijë zgjedhës, Bashkia Librazhd me 7,200 zgjedhës, Peqini me 6,500 zgjedhës dhe me numrin më të vogël Bashkia e Përrenjasit me 6 mijë zgjedhës. Qarku i Elbasanit ka patur luhatje të forta mes të Majtës dhe të Djathtës ne dy dekadat e fundit. Në zgjedhjet e vitit 2009, PD dhe PS ndanë mes tyre nga shtatë mandate. Në këto zgjedhje, të parat me sistemin proporcional rajonal, edhe pse socialistët patën rreth dhjetë mijë vota më shumë sesa demokratët, në emër të koalicioneve politike, mandatet parlamentare u ndanë në mënyrë të barabartë. Ky rezultat i cilësuar i çuditshëm atëherë e bën edhe më interesante garën aktuale në Qarkun e Elbasanit. PS në zgjedhjet e 2013-s synon të fitojë mandatin e tetë në qarkun e Elbasanit, ndërsa PD të ruajë numrin shtatë si në vitin 2009. Por përballë tyre FRD synon te marre një mandate, ndërsa ndikim në vota pretendojnë të japin ndjeshëm edhe PDIU dhe AK. Numri i votuesve të regjistruar është 144700, numri i QV 541 ndërsa numri i KZAZ 10

 Qarku i Beratit, PS në avantazh

Historikisht qarku i Beratit ka qenë bastion i të Majtëve dhe kështu duket edhe tani. Kjo konfirmohet të paktën nga numërimet e para, ku PS ka një avantazh ndaj PD-së. Plot 149977 votues do t’i drejtohen kutive të votimin në 23 Qershor në 302 qendrat e votimit në qarkun e Beratit. Të dhënat zyrtare janë raportuar nga Zyra Rajonale Zgjedhore për qarkun e Beratit, nga e cila konfirmohet se numri i votuesve në këto zgjedhje parlamentare është 10% më i ulët krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, ndërkohë që në këto zgjedhje janë regjistruar 4 800 votues të rinj. Në të gjitha zgjedhjet Parlamentare e Vendore të 20-viteve të fundit qarku i Beratit ka pasur vetëm 4 KZAZ,ndërsa në zgjedhjet Parlamentare të 23 Qershorit këtij qarku i është shtuar edhe një KZAZ tjetër me qendër në Komunën më të madhe Otllak. Pritshmëritë në këto zgjedhje mendohet të sjellin surpriza në rezultat. Partia Socialiste pretendon të ruajë numrin 4 të mandateve të deputetëve, ndërkohë që LSI pretendon mandatin e dytë, ndërkohë që nga ana e saj Partia Demokratike parashikon të ruajë numrin 3 të mandateve. Ajo që është konsideruar si risia e këtyre zgjedhjeve është pretendimi i PR për të marrë një mandat përmes kandidatit të saj. Në zgjedhjet Parlamentare 2009, nga 8 deputetë që ka qarku i Beratit, 4 mandate i fitoi PS, 3 mandate PD dhe 1 mandat LSI. Numri i votuesve në këtë qark është 149977, Numri i QV në këtë qark është  302 dhe Numri i KZAZ, pesë.