Zgjedhjet pa opozitën: Shefi i OSBE/ODIHR Peter Tejler, vjen në Tiranë

486
Ditën e nesërme në Shqipëri do të mbërrijë misioni i OSBE/ODIHR, i cili do të monitorojë zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri.

Në një njoftim për shtyp, thuhet se ky delegacioni do të kryesohet nga vetëm ambasadori Peter Tejler, i cili po ditën e nesërme do të prezantojë, edhe rolin dhe aktivitetin e misionit në këto zgjedhje jo normale, jo vetëm për Shqipërinë por për asnjë vend europian.

“Misioni vëzhgues i zgjedhjeve të OSBE / ODIHR dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri veprojnë veçmas dhe në mënyrë të pavarur sipas mandateve të tyre”, thuhet në njoftim.

Konferenca e shefit të misionit vëzhgues të OSBE /ODIHR do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 11:00.
Sigal