Zgjedhjet orë pas ore/ Shqiptarët nisin votimet, ja zonat me probleme

563
Shqipëria zhvillon sot zgjedhjet parlamentare, në të cilat shqiptarët do të vendosin për 140 deputetët e rinj të Kuvendit, mes një gare mes 18 partish politike.

08:30 Patos, probleme me bojën në 40 qendra
Problemet me bojën kanë bllokuar votimin në qytetin e patosit. Bëhet fjalë për 40 qendra votimi, ku procesi është pezulluar përkohësisht.

08:05 Korçë, probleme në disa qendra
Bllokohet votimi në QV 3787 në Vreshtas, shkak është bërë ngatërrimi i listës me komisionerë. Janë ngatërruar emrat e dy komisionerëve të Partisë Demokratike në KQV. Pritet që KZAZ të sjellë listën e saktë.

Bllokohet votimi në një qendër votimi në Orman. Konstatohet rasti i një votimi familjar.

Në Qendrën e Votimit 1167, në Arrëz, nuk ka nisur ende procesi i votimit, ka humbur vula e kryetarit të komisionit. Pritet që KZAZ të sjellë vulën rezervë.

Bllokohet votimi në QV në Veliternë, është hasur një rast votimi familjar.

07.45 Kamëz, mungojnë dy komisionerë
Në një qendër votimi në Kamëz mungojnë komisionerët e PD dhe të PR. Në Qendrën e Votimit 15-69/1 në Kamëz nuk ka nisur ende procesi i votimit. Mungojnë dy komisionarët e PD dhe PR. Për këtë të fundit nuk dihet arsyeja, ndërsa për atë të PD, justifikohet me një fatkeqësi familjare.

07:40 Durrës, probleme me emrin e komisionerit të PD
Probleme në procesin e votimit janë hasur edhe në Durrës. Në QV 96/1, në lagjen 8 nuk ka nisur ende procesi i votimit, për shkak të problemit me emrin e komisionerit të PD, i cili figuron ndryshe në dokumente. Pritet të sqarohet situata.

07:35 Himarë, 1 mijë emigrantë kthehen për votime
Në Himarë procesi i votimit ka nisur 30 minuta me vonesë. Raportohet një fluks i madh emigrantësh të ardhur për të votuar. Numërohen rreth 1 mijë syresh, shkak i vonesës është bërë afishimi i listës në orën 07:20.

Ora 07: 30 Kukës, një kuti e çarë
Në Peshkopi, votimi nuk ka nisur në orarin zyrtar në disa qendra. Bëhet fjalë për, QV 1139/1, e cila ende nuk ka hapur dyert për votuesit. Ndërsa ne QV 0392 në Pukë nuk ka filluar akoma votimi, per shkak te nje kutie të çarë.
Sigal