Zgjedhjet, negociatat PD-PDK në ngërç, Nard Ndoka: PD pa vizion

501
Nard Ndoka ka mbledhur paraditen e sotme kryesinë e Partisë DemoKristiane për të diskutuar rreth ngërçit të negociatave me Partinë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Gjatë mbledhjes negociatat janë vlerësuar me nota negative, duke e cilësuar PD-në edhe me mungesë vizioni dhe mosvlerësim real të aleatëve.
Sipas Partisë DemoKristiane të Nard Ndokës, shpallja e kandidateve për kryetarë bashkie nga ana e PD-së pa u konsultuar është mungesë vlerësimi i aleatëve.
Pas bashkimit të PDIU me koalicionin PS-LSI, problemet brenda opozitës nuk janë vetëm me PDK, por edhe me aleatin tjetër PR.
Ngërçi PR-PD lidhet me Bashkinë e Durrësit, ku republikanët kanë propozuar Agron Dukën, kandidaturë e cila mesa duket deri nuk ka pëlqimin e PD. 
Sigal