Zgjedhjet në Tuz, shqiptarët e bashkuar triumfojnë

431
Sigal

Shqiptarët kryesojnë në votimet në Komunën e Tuzit

Pak pas përfundimit të votimeve në komunën e Tuzit ka nisur edhe numërimi i votave. Deri në orët e vona, nga numërimi i kutive të votimit, sipas rezultatit paraprak koalicioni i shqiptarëve ka fituar 18 mandate nga 32. Partitë shqiptare Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike janë bashkuar në një koalicion me ermin “Malësia na bashkon”. Kryesues i koalicionit shqiptar është Nik Gjeloshaj që kandidoi përballë Mirza Pepiç të partisë së Milo Gjukanoviçit. Të drejtën e votës e kanë 11.904 qytetarë, për të cilët që prej orës 07 të mëngjesit të ditës së diel u hapën 30 qendra votimi. Zgjedhjet raportohet se janë zhvilluar të qeta dhe pa incidente. Ajo çfarë vërehet është mbërritja në Tuz e shumë emigrantëve shqiptarë të larguar nga atje, të cilët sot kanë vendosur të hedhin votën e tyre.