Zgjedhjet në PS, Rama takon koordinatorët e Lezhës dhe Shkodrës

401
Ndërsa Meta dhe Basha janë të përqendruar tek reforma në drejtësi, në PS diskutohet për përgatitjet për zgjedhjet dhe Asamblenë. Të paktën kështu duket nga takimet që krerët e tre partive kryesore në vend kanë zhvilluar sot.
Sigal

Ndërsa Meta dhe Basha janë takuar me juristët për qendrimet që do mbajnë nesër në komisionin e posacëm të reformës në drejtësi, Rama ka mbledhur në të njejtën orë koordinatorët e qarqeve Lezhë dhe Shkodër.

“Datën e Kongresit e diskutojmë vetëm me anëtarët e PS”. Kjo ka qënë deklarata e shkurtër e kreut të PS-së në përfundim të takimit.

Pritet që rreth orës 19:00 Rama të zhvillojë një takim me deputetët e PS-së në komisionin e sigurisë në ambientet e kryeministrisë.