Zgjedhjet në PD, Uldedaj merr Shkodrën

510
Sigal

Kreu lokal u zgjodh ish-deputeti Ramiz Çobaj që fitoi ndaj Bardhi Spahisë, mbështetur nga Topalli

 Ish -Kryetarja e Kuvendit njëherazi dhe deputete e Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës, është ndëshkuar nga demokratët e këtij rrethi, të cilët nuk kanë votuar për kandidatin e mbështetur nga kjo e fundit, duke zgjedhur si kryetar partie kandidaturën e mbështetur nga ish -deputeti i Shkodrës, Gjok Uldedaj, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare u hoq nga lista e deputetëve nga Topalli. Pas shumë debatesh demokratët e këtij qyteti kanë zgjedhur kreun e ri të kësaj force politike, i cili do të jetë ish-deputeti për dy legjislatura i kësaj force politike në Qarkun e Shkodrës Ramiz Çobaj. Ai fitoi në balotazhin e zhvilluar ditën e hënë përballë Bardhi Spasisë me një diferencë prej 20 votash. Gara midis dy kandidatëve ka qenë mjaft e fortë, duke bërë që nga 575 delegatë që kanë marrë pjesë në votim, ku 295 anëtarë kanë votuar për kandidaturën e Ramiz Çobës, ndërsa 275 për kandidaturën e Bradhi Spahisë, ndërsa 5 vota kanë qenë të pavlefshme. Ndonëse, ka pasur një mbështetje të gjerë nga ish- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe deputetja Voltana Ademi ky i fundit nuk ka mundur të fitojë. Pas shumë debatesh dhe diskutimesh në Kryesinë e PD-së në këtë qytet, të cilët i referohen humbjes së thellë që pësoi kjo forcë politike në zgjedhjet e 23 Qershorit demokratët e Shkodrës e kanë ndëshkuar Topallin, duke votuar për kandidaturën e mbështetur nga ish- deputeti i kësaj force politike në Shkodër Gjok Uldedaj. Synimi i këtij të fundit ishte zgjedhja e Ramiz Çobës si kryetar të Partisë më të madhe opozitare në Shkodër, ndërsa ka patur mbështetje të gjerë nga Komunat e zonës të nën Shkodrës siç janë Bushati, Vau Dejsi, Velipoja dhe Dajçi zonë, ku ish-deputeti Uldedaj ka qenë deputet për 4 vite. Urrejtja për Topallin erdhi që nga humbja e zgjedhjeve të 23 qershorit të vitit 2013-të, ku basioni i demokracisë shqiptare për 23 vitesh votoj majtas. Këtë humbje demokratet e Shkodrës ja kanë referuar kryesues së listës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 Qershorit Jozefina Topalli, të cilët e kanë akuzuar se merr veprimet e kryera prej saj i ka përçarë demokratët shkodranë duke e çuar këtë forcë politike në humbje të thellë. Nga ana tjetër është ish deputeti Gjok Uldedaj, i cili ka një mbështetje të gjerë në Shkodër, i cili me organizimin e ri synon që t’i kthejë identitetin kësaj force politike në këtë qytet, me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme të marrë një rezultat pozitiv. Në zgjedhjet e zhvilluara ditën e hënë nuk ka qenë e pranishme ish- kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, ku siç duket ka patur frikë që të përballët me demokratët shkodranë, ndërsa i pranishëm gjatë gjithë këtij procesi ka qenë ish- deputeti Uldedaj. Një numër i madh anëtarësh prej kohësh kanë kërkuar largimin  e Topallit nga Shkodra, ndërsa kjo kërkesë është pranuar edhe nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili i ka qëndruar larg kësaj të fundit gjatë gjithë takimeve që janë zhvilluar në këtë qytet. Me zgjedhjen e kreut të ri demokratët shkodranë duket se, janë sërish të përçarë, ndërsa nga informacionet e marra është bërë e ditur se, frenat e kësaj force politike në Shkodër do t’ja delegojë ish -deputetit Gjok Uldedaj, i cili pritet që në zgjedhjet e ardhshme të kryesojë listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës. Ky i fundit ka një mbështetje të gjerë nga baza e Partisë Demokratike në Shkodër ndërsa përkrah tij është edhe Kryetari i Komunës së Bushatit, Zef Hila, i cili do të jetë një nga faktorët kryesorë për bashkimin e të gjithë faktorëve të kësaj force politike në qytetin e Shkodrës. Në këto zgjedhje gara ka qenë e fortë dhe me debate të forta, ndërsa me fitoren e Ramiz Çobës Topalli është ndëshkuar duke dhënë një sinjal të fortë që shkodranët nuk e duan më zonjën e hekurt. Lufta midis Topallit dhe Uldedajt e ka zanafillën që nga zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2013-të kur ky i fundit me gjithë se kishte mbështetjen e  gjithë drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike dhe banorëve të Shkodrës u hoq nga lista për deputet nga Topalli pa pyetur bazën e kësaj. Ky veprim i kryer nga Topalli në atë kohë irritoi demokratët e Shkodrës, të cilët, ndëshkuan Partinë Demokratike duke mos votuar për të.