Zgjedhjet në LSI, Spahiu: LSI, shembull për të gjitha partitë politike

38

Spahiu: LSI
partia që dëgjon dhe zgjidh problemet e qytetarëve

 

Kandidati për
Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Përparim Spahiu, mori pjesë në
procesin e votimit për zgjedhjet e brendshme të kësaj force politike.

Pas votimit z.
Spahiu dha një prononcim për mediat nga Dibra ku theksoi se LSI-ja është e para,
ndërsa falënderoi të gjithë anëtarësinë e LSI-së për një proces, siç e cilësoi
ai të shkëlqyer zgjedhor, që është një shembull për të gjitha partitë politike
në Shqipëri.

“Besoj që erdhëm
deri këtu për një LSI më të mirë, që unë personalisht besoj fort që është për
një Shqipëri më të mirë. Për një politikë që dëgjon dhe mban shënim kërkesat
dhe problemet e njerëzve dhe që i zgjidh ato. Unë besoj fort që LSI është e
para dhe duhet të jetë e para. Unë në këtë proces dua të falënderoj pa masë të
gjithë anëtarësinë e LSI-së për një proces fantastik zgjedhor, që për mua është
një shembull për të gjitha partitë politike në Shqipëri”, – deklaroi z. Spahiu
pas votimit.