Zgjedhjet në Kolonjë, KQZ miraton përmbajtjen e fletës së votimit

521
Sigal

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), miratoi të premten përmbajtjen e fletës së votimit, për kandidatët për kryetar Bashkia Kolonjë, në kuader te zgjedhjeve te pjesshme të 20 nëntorit. Pas hedhjes se shortit rezultoi se Dritan Hajro, kandidati i mbështetur nga koalicioni opozitar “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet” do të renditet i pari në fletën e votimit, ndërsa Ilia Stefo, kandidati i mbështetur nga koalicioni qeverisës “Aleanca për Shqipërinë Europiane” do të renditet i dyti. Gjithashtu, KQZ vendosi sot qe numërimi i votave për këtë proces zgjedhor te kryhet ne bibliotekën e qytetit te Ersekës, “Skënder Luarasi”, salla e konferencave.