Zgjedhjet në Kolonjë, Duka akuzon PS: Po bën presion për votën

501
Sigal

Pak ditë para mbajtjes së
zgjedhjeve në Kolonjë, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka
akuzuar Ramën për cenim të fushatës. 
“Punonjës të administratës publike kryesisht në qytetet Ersekë dhe
Leskovik, po ndihen të kërcënuar, teksa Partia Socialiste po i imponon që me
çdo kusht, t’u monitorojnë votën, duke urdhëruar që të votojnë me shenja apo
simbole të veçanta në fletët e votimit”, tha Duka. Sipas tij, qeveria duhet të
ndalë forcën e pushtetit dhe të mos urdhërojë drejtorët rajonalë që të bëjnë
fushatë në Kolonjë.