Zgjedhjet në Bashkinë Korçë i fiton kandidati i PS-së, Sotiraq Filo

411
Sigal

Kutia ku ka votuar Filo nuk merret në dorëzim nga KZAZ-ja pasi pretendohet se kodi i kutisë ka mospërputhje me kodin në procesverbal.

Karakteristikë e parë e zgjedhjeve lokale në Korçë, për Kryetarin e Bashkisë, është se qytetarët korçarë shpërfillën këto zgjedhje, derisa vetëm 39,93 % e tyre shkuan të votojnë. Kjo revoltë e votuesve, vjen ngaqë  të dy kandidatët nuk afruan programe të besueshme që të japin zgjidhje problemeve, halleve dhe zhvillimit aktual e në perspektivë të qytetit të Korçës.  71 mijë e 800 persona kishin të drejtën e votës  në qytetin e Korçës, për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj bashkie. Procesi i votimit ka nisur normalisht në orën 07:00 në të 101 qendrat e votimit dhe u  mbyll në orën 18:00. Në këtë garë, socialisti Sotiraq Filo u përball me kandidatin demokrat Sotiraq Stratobërdha. Krahasuar me zgjedhjet e 23 Qershorit, në këto zgjedhje janë rreth 300 persona të rinj, të cilët votojnë për herë të parë. 09:30: Kandidati demokrat Sotiraq Stratobërdha ka votuar mëngjesin e djeshëm në qendrën e tij të votimit. Ai u ka bërë apel qytetarëve të dalim masivisht në votime dhe të zgjedhin alternativën më të mirë.

11:00: Ka votuar kandidati i Majtë për Bashkinë e Korçës Sotiraq Filo, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin masivisht në zgjedhje

KQZ: Ja pjesëmarrja në votime

16:00: KQZ-ja ka deklaruar se pjesëmarrja në votime për Bashkinë e Korçës dhe Komunën Karbunarë ka qenë: Në Bashkinë Korçë, Qarku Korçë, kanë marrë pjesë në votime 16949 (23.73%) zgjedhës nga të cilët 8015 kanë qenë femra. Në Komunën Karbunarë, Qarku Fier, kanë marrë pjesë 1807 (44.60%) zgjedhës nga të cilët 816 kanë qenë femra.

18:00 Fillon procesi i mbylljes së votimit

Në orën 18:00 ka filluar procesi i mbylljes së votimit pothuaj se në të gjitha qendrat e votimit të qytetit të Korçës. Fillimisht ka përfunduar procesi i votimit në 4 Qendra Votimi, ndërsa në orën 18:30 ka përfunduar ky proces në të gjitha qendrat e votimit.

18: 40 KQZ: mbyllet procesi i votimit, 30.92% pjesëmarrje në Korçë, 51.14% në Karbunarë

Është mbyllur plotësisht procesi i votimit për zgjedhjen e Kreut të Bashkisë së Korçës dhe për komunën Karbunarë. Sipas KQZ-së, në Korçë 22 088 zgjedhës i janë drejtuar qendrave të votimit, që në përqindje shënon 30.92%.

Bllokohet procesi i numërimit të votave
Ora 22:40
-Është bllokuar pak minuta më parë procesi i numërimit të votave për Kreun e Bashkisë së Korçës. Sipas informacioneve të fundit kutia ku ka votuar Filo nuk merret në dorëzim nga KZAZ-ja pasi pretendohet se kodi i kutisë ka mospërputhje me kodin në procesverbal. Ndërkohë që KZAZ nuk ka kompetenca për ta quajtur të vlefshme ose jo kështu që numërimi do të rri pezull deri sa të meret një vendim i KQZ për kutinë ku ka votuar Sotiraq Filo.

Zgjedhje lokale dhe në Karburanë të Lushnjes

Zgjedhje lokale U  zhvilluan dje  edhe për kreun e komunës, Karbunarë në Lushnjë. Dy kandidaturat janë , Behar Nezha nga Partia Socialiste dhe Mynyr Shehu nga Partia Demokratike. Zgjedhjet zhvillohen pas vdekjes së kryekomunarit të mëparshëm. Neki Arapi, i cili mbante mandatin e katërt në krye të kësaj komune. Ndërkaq për të zgjedhur kreun e Komunës Karbunarë kanë marrë pjesë në votime 51.14 % e zgjedhësve.