Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, vjen goditja nga Rama: Tani gjejini vetë fondet

480
Pasi u zgjodh kreu i ri i Akademisë së Shkencave, vjen reagimi i fortë i kryeministrit Edi Rama. Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Rama deklaroi publikisht ndërprerjet e fondeve për Akademinë e Shkencave.
“Meqë “Akademia” zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës!Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor ”, citohet në mesazhin e tij.

Ai theksoi se tashmë fondet nga buxheti do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor.

Më herët Rama mbështeti idenë e akademikut Artan Fuga, për reformim e Akademisë. Kreu i qeverisë paralajmëroi se ky institucion nuk do të marrë asnjë qindarkë nga buxheti nëse nuk reformohet, ndërsa shtoi se duhet t’i jepet fund farsës.

“Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës”, pohoi Rama. Pak ditë më parë akademiku Artan Fuga i dërgoi një letër kryeministrit, ku shprehte shqetësimet e tij lidhur me Akademinë e Shkencave. Fuga ishte kundër zgjedhjeve farse në këtë institucion.
Sigal