Zgjedhjet lokale, KVV: 5 muaj nga votimi, kuadri ligjor ende i paplotë

396
Sigal

TIRANË – Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, 5 muaj para zgjedhjeve për qeveritë vendore jep alarmin pasi kuadri ligjor për këto zgjedhje nuk është ende i plotë dhe se KQZ është ka vakantë. Një nga pikat që bashkëdrejtuesit e Koalicionit Premti Goga, Gerta Meta dhe Raimonda Prifti u ndalën ishte edhe dialogimi i politikës për reformën zgjedhore.

Bashkëdrejtuesit e Koalicionit Premti Goga, Gerta Meta dhe Raimonda Prifti, gjithashtu bënë me dije edhe një sërë problematikash të tjera në prag Zgjedhjet 2015, ku fokusi kryesor ishte përfaqësimi i grave në politikë, votimi i emigrantëve, por edhe njoftimi i votuesve.

“Kuadri ligjor për zgjedhjet lokale është i paplotë. KQZ ende e paplotë 5 muaj para zgjedhjeve. Përfaqësimi i grave në politikë është ende sfide. Njoftimi me shkrim i zgjedhësve s’është zbatuar”- tha Gerta Meta.

Në lidhje me votimin e emigrantëve, bashkëdrejtuesit e KVV u shprehën se kanë këmbëngulur Emigrantët duhet të votojnë në vendet ku jetojnë, dhe për këtë duhet t’u krijohen kushtet e nevojshme.