Zgjedhjet lokale, KQZ miraton disa projekt-vendime

401
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi projekt-vendimin, “Miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit sipas rezultatit të shortit të hedhur, për kandidatët për kryetar Bashkie, në Mirditë dhe Gjirokastër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.
Gjithashtu KQZ miratoi Projekt-vendimin, “Për miratimin e përmbatjes së fletës së votimit për anëtarë në këshillat e bashkive Këshillin e Kurbin, Mirditë, Këlcyrë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015”.
KQZ miratoi edhe projekt-vendimin, “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ambjente private, për zgjedhjet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.
Gjithashtu nga KQZ u miratua edhe projekt-vendimi, “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet vendore të datës 21.06.2015”.
Sigal