Zgjedhjet/ Llalla- Glover: Jemi të angazhuar për hetimin e krimeve elektorale

406
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, gjatë një takimi të mbajtur sot me ambasadoren e ODIHR-it, znj. Audrey Glover, e garantoi këtë të fundit se institucioni që drejton ka marrë masat për monitorimin e fushatës elektorale për pushtetin lokal dhe sidomos ditës së zgjedhjeve, me qëllim për të evidentuar dhe ndjekur penalisht rastet e mundshme të krimeve elektorale. Gjatë bisedës, Prokurori i Përgjithshëm njohu ambasadoren e ODIHR-it me parashikimetligjore lidhur me veprat penale në fushën e zgjedhjeve të lira, duke e cilësuar seksioninpërkatës në Kodin Penal, miratuar në vitin 2012, si “një shprehje vullneti të ligjvënësitshqiptarë për të garantuar proces të rregullt elektoral”. 
Në përmbushje të vullnetit legjislativ, Llalla theksoi se prokuroria shqiptare ka krijuar njëtraditë lidhur me monitorimin e procesit zgjedhor, duke sjellë si shembull masat e marra përzgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013, gjatë të cilave Prokuroria e Përgjithshme nxorri njëudhëzim për të gjitha prokuroritë lokale për gatishmërinë në ditën e zgjedhjeve. Një praktikëe tillë do të vijojë të ndiqet edhe për zgjedhjet lokale të vitit 2015. Një zyrë e posaçme në Prokurorinë e Përgjithshme, e administruar nga Drejtoria e Hetimit, do të koordinojë dhe dotë konsultojë prokuroritë lokale për çdo rast dyshimi të krimeve elektorale.Sa u përket nismave për monitorimin e zgjedhjeve të qershorit 2015, Prokurori iPërgjithshëm deklaroi se “janë fuqizuar mekanizmat e bashkëpunimit, sidomos me Policinë eShtetit dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Madje, me këtë të fundit, vetëm pak ditëmë parë u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi, në bazë të të cilës Prokuroria merrpërsipër që të trajnojë komisionet zgjedhore lokale dhe numëruesit mbi rastet e shkeljevepenale”.
Në vijim, Llalla i shprehu ambasadores Glover se Prokuroria e Përgjithshme dhe“prokuroritë lokale do të jenë të gatshëm të mbajnë kontakte të vazhdueshme me vëzhguesit ndërkombëtarë për çdo rast parregullsie që mund të konstatojnë gjatë fushatës ose në ditën e zgjedhjeve dhe garantoi se për çdo dyshim, prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore janë udhëzuar që të ndjekin me prioritet absolut” pasi, siç u shpreh ai, “krimet zgjedhore cënojnë demokracinë dhe shtetin e ligjor, e për këtë arsye prokuroria shqiptare e vlerëson prioritarehetimin e këtyre çështjeve dhe ndëshkimin e autorëve”.
Sigal