Zgjedhjet, Lefter Koka mesazh durrsakëve: Do jem zëri juaj i fortë në Kuvend

507
Dy deputetët e LSI-së, Lefter Koka dhe Nora Malaj, të cilët dolën fitues në zgjedhjet e 25 qershorit, kanë falënderuar votuesit e qarkut të Durrësit
Procesi i zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit tashmë ka përfunduar dhe forcat politike kanë pranuar rezultatin. Menjëherë pas daljes së rezultateve paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanë reaguar edhe deputetet e qarqeve të ndryshme, duke falënderuar mbështetësit e tyre për votën e dhënë. Lefter Koka, i cili në zgjedhjet e së dielës fitoi mandatin e deputetit në Durrës, i ndjekur dhe nga kolegia e Lëvizjes Socialiste për Integrim Nora Malaj, dha një mesazh të drejtpërdrejtë për qytetarët durrsakë. Por jo vetëm për ta. Në mesazhin e tij ai përfshiu edhe deputetët e kësaj force politike, për pasionin dhe vendosmërinë e treguar në fushatë. Ai u thotë mbështetësve të LSI- së të Durrësit, Shijakut dhe Krujës, se me kulturën e treguar, janë shembulli më i mirë i qytetarisë shqiptare. Ndërkohë shton në postimin e tij se do t’u mbetet përjetë mirënjohës votuesve të tij.“Qytetarë të Durrësit, Shijakut dhe të Krujës! Ju falënderoj me përulësi dhe mirënjohje të thellë, Ju që na besuat ! Nuk mund të lë mënjanë këtu kandidatët për deputetë të Qarkut Durrës, drejtuesit dhe koordinatorët e fushatës për punën në ekip, pasionin e vendosmërinë të çdo anëtari të strukturave që punuan për një kohë të gjatë në këtë fushatë intensive, si dhe qindra e mijëra të rinjve në çdo zonë të Qarkut Durrës që nuk njohën lodhje kurrë. Sërish faleminderit, për të gjithë ju qytetarë që me besimin, kulturën dhe vendosmërinë treguat se jeni shembulli më i mirë i shoqërisë shqiptare. Ju jam mirënjohës përjetë!”. Një mesazh urimi i ka drejtuar edhe deputetja Nora Malaj. Sipas saj, votat e mbështetësve të LSI-së në Durrës të përkthyer në mandat, flasin shumë. Ajo është shprehur se do të jetë një zë i fortë opozitar dhe do të bëjë të pamundurën për të parandaluar vendimet e gabuara të qeverisë. Në qarkun e Durrësit Lëvizja Socialiste për Integrim, mori dy mandate. Ka qenë një fushatë e ashpër, ndërsa nuk munguar dhe akuzat për manipulime dhe blerje të votës. Kandidatët për deputet të LSI-së në këtë qark, janë shprehur më shumë se një herë se qeveria në këtë fushatë përdori presionin dhe intimidimin ndaj votuesve. Për të gjitha akuzat e ngritura, LSI-ja ka deklaruar se ka në dorë prova të mjaftueshme, të cilat do t’i dorëzojë në Prokurori për të vërtetuar blerjen e votës në mënyrë masive nga Partia Socialiste.
Sigal