Zgjedhjet, KQZ ndan mandatet për Tiranën dhe Beratin

460
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndan mandatet e deputetëve për qarkun e Tiranës dhe të Beratit. KQZ, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin “Për shpërndarjen e mandateve midis partive politike për zonën zgjedhore qarku Berat, për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë të datës 25.06.2017”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për partitë politike në zonën zgjedhore Qarku Berat: Partia Socialiste 4 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim 2 mandate dhe Partia Demokratike 1 mandat. Po ashtu u miratua projektvendimi “Për shpërndarjen e mandateve midis partive politike për zonën zgjedhore qarku Tiranë, për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë të datës 25.06.2017”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për partitë politike në zonën zgjedhore Qarku Tiranë: Partia Socialiste 18 mandate, Partia Demokratike 11 mandate dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 5 mandate.
Sigal