Zgjedhjet e parakohshme, zgjedhje për krizën politike

497
Sigal

Për Eduard Halimin, ish-ministrin e Drejtësisë dhe bashkëkryetarin e reformës në drejtësi, situata politike në vend është një rrugë me një drejtim dhe se zgjidhja e krizës politike është zgjidhjet e parakohshme. Eduard Halimi: Veprimi i opozitës është një veprim ekstrem, i pandodhur më parë. Zgjidhja që po bën qeveria është një zgjidhje duke plotësuar vendet në parlament me deputet të tjerë.

Unë e shoh si një rrugë me një drejtim. Të gjitha janë përpëlitje ose qasje të momentit. Janë vetëm zgjedhje të parakohshme që mund të ketë. Ideja që do ti bëjmë zgjedhjet vetëm, e kemi thënë ne kur kemi qenë në qeveri në 2007. E ka provuar edhe në 2017 në zgjedhjet në Kavajë, do ti bëjmë vetëm.

Nuk ka për të ndodhur, janë ekuacione që besoj se liderët politikë e dinë se ku do shkojnë është vetëm në një drejtim, por që matin edhe tensionin me njëri-tjetrin, edhe forcat dhe pjesën se çfarë mbështetje kanë te qytetarët. Në Shqipëri qeveria është me ekspozuar ndaj korrupsionit sesa Mali i Zi dhe Serbia. Kjo është një situatë “sui generis”. Nuk besoj se është çështje teknikaliteti politike. Ky është vullnet politik i palëve. Gjithçka tjetër është pjesë tensioni për t’iu larguar së vërtetës që sado të përpiqen do të shkojnë në një vend. Është one e way.