Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Prishtina model dhe shembull për politikën shqiptare. Vetëvendosja dhe LDK e Rugovës dalin fitues

125

Mbyllen zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, kandidatët dhe rezultatet paraprake. LDK e ish-Presidentit Rugova, fituesja morale

 

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, kush ishin kandidatët për Kryeministër

Në Kosovë dje u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare të thirrura pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinajt. Zyrtarisht prej orës 7:00 ka nisur të votohet, edhe pse në disa qendra ka pasur vonesa dhe u mbyllën në 18.00. Ishin rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, të cilët  zgjodhën përfaqësuesit e tyre duke iu drejtuar rreth 2,500 vendvotimeve. Për 120 vende në Parlament, në garë ishin 1,067 kandidatë për deputet, 25 parti, 4 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur. Kandidaturat kryesore për kryeministër ishin:

Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),

Albin Kurti nga Vetëvendosje (VV),

Kadri Veseli nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK),

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Social  demokrate e Kosovës (PSK).

Fatmir Limaj nga Nisma, Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe Partia e Drejtësisë (PD).

Zgjedhjet e parakoshme vijnë, pasi në korrik Ramush Haradinaj dha dorëheqjen. Zoti Haradinaj e mori këtë vendim pasi u thirr për të dëshmuar në Gjykatën e Hagës rreth dyshimeve për përfshirje në krime lufte. Kryetari i AAK-ës deklaroi se “në Gjykatën e Hagës do të shkonte si qytetar i thjeshtë kjo për të mos përdhosur institucionet e shtetit të Kosovës”.

Në orën 18.00 u mbyllën kutitë e votimit. Ja  exit poll-et sipas Klan Kosova

Klan Kosova ka shpallur menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve një exit poll, ku sipas tij, del se PDK-ka 22.28%, LDK-30.00%, VV-30.00%, AAK-PSD-10.58%, NISMA-AKR-PD-4.41%. Kurse mandatet sipas këtij exit poll-i janë:VV-32, LDK-32, PDK-24, AAK-PSD-11, NISMA-AKR-PD nuk e kalon pragun. Sipas Exit Poll-it të realizuar që paraqet një projeksion (anketim i votuesve pasi kanë dalë nga vendvotimet) dhe jo rezultate zyrtare, partitë politike në vend, në këto zgjedhje, janë renditur kështu:

 LDK-30%,

VV-30%,

PDK-22%,

AAK-PSD-10.5%,

NISMA-AKR-PD- 4.5%

LDK me rritjen më të madhe të votave

Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje ka pasur rritjen më të madhe të votave.

Sipas exit poll-eve, kjo parti po del e para nga të gjitha subjektet tjera.

Por edhe sipas numërimit që po i bën LIVE, po del që LDK është më e votuara.

Derisa pas LDK-së me një përqindje më të vogël po del të jetë VV, e cila sipas këtyre rezultateve dallon 1% deri në 0.50%.