Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e katharsit politik

455
Përditë po dalin fakte të reja, që edhe të zgjedhur në pushtetin vendor, si edhe të emëruarit në qeverisje, apo në postet e lartë të Administratës Publike, (përveç deputetëve), kanë probleme me ligjin, që kanë në të kaluarën e tyre, veprimtari kriminale. Të shpejta janë emërimet e drejtuesve në poste të larta, me rekorde kriminale, si edhe raste, ku familjarë të të zgjedhurve arrestohen në trafiqe të lëndëve narkotike, duke dëshmuar që këta të zgjedhur në parlament, në pushtetin vendor, zyrtarë të lartë, si edhe të afërm të tyre, janë përzyer në llumin e veprimtarive kriminale, në bashkëpunim edhe me drejtuesë të Policisë së Shtetit. Kriminalizimi i politikës dhe i strukturave të shtetit ka sjellë edhe dështimet e qeverisjes, me pasojë rritjen e shkallës së korrupsionit në çdo shkallë, pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të korruptuar, dështimet e të ardhurave të buxhetit të shtetit, rritjen e papunësisë, rritja e shkallës së varfërisë, shtimin e numrit të bizneseve që mbyllen, për shkak se mungon klima e të bërit biznes të ndershëm, monopolizimi dhe përqëndrimi i ekonomisë në disa duar, që kanë mbështetjen e zyrtarëve dhe politikanëve, etj. Ndaj edhe njerëzit nuk besojnë më në politikë, te programet e qeverisë, sepse u ka vdekur shpresa e ndryshimit, ndaj shumë shqiptarë, në mënyrë masive po shpërngulen, sidomos nga zonat rurale, duke shkuar në emigracion. Vetëm këtë vit kanë kërkuar azil për shkak të gjendjes së mjeruar ekonomike mbi 60.000 shqiptarë.
Opozitë e dobët, mungesë e lidershipit karizmatik 
Pakënqësia e elektoratit ndaj keqqeverisjes, u manifestua me votë edhe në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, ku PS humbi 15 % elektorat, duke zbritur në 26 %, ose mori 311.321 vota më pak nga zgjedhjet e 2013. Por, më e çuditshmja është se, ndërkohë ku PS, si parti kryesore qeverisëse humbi 15 5 elektorat, PD, si parti opozitare, nuk përfitoi, madje edhe vetë PD humbi elektorat, duke shkuar në 21 %, ose 10 % më pak elektorat nga 2013. Kjo humbje e madhe e PD, edhe si opozitë, shpjegohet se PD nuk mundi të afronte te zgjedhësit, te populli alternative politike më të mira se qeveria, PD nuk mund të fitonte besimin e elektoratit si forca alternative qeverisëse. Shpjegimi është se opozitës së PD i mungon lidershipi karizmatik që të mundë të bashkojë të gjithë të Djathtës, munguan aleancat zgjedhore, që do të zgjeronin bazën, PD nuk mundi t’u ngjallë shpresë dhe besim elektoratëve se është parti me alternativën më të mirë qeverisëse, sikurse ishte lidershipi historik I PD, Sali Berisha. 
Sondazhet: LSI forca e parë politike me 33 %, PS forcë e tretë me 26 %/ Duhen zgjedhje të parakohshme
Edhe raportet e institucioneve ndërkombëtare, të përfaqësuesve të diplomacisë të shteteveqë janë partnere të Shqipërisë, theksojnë me të madhe, se parlamenti dhe shteti qeverisen nga të persona të kriminalizuar. Në disa sondazhe që janë zhvilluar këto ditë, pas raportit të OSBE për zgjedhjet në Shqipëri dhe reagimin e ambasadorit amerikan në OSBE, disa kompani europiane dhe shërbime të specializuara amerikane kanë bërë disa sondazhe, të organizuara në Tiranë dhe në qytetet më të mëdha të vendit. Supriza e këtyre sontazheve, nëse zgjedhjet bëhen sot, është se LSI është forca e parë politike, me 33 %, PD është forca e dytë politike me 29 %, ndërsa PS është forca e tretë politike me 26 %. Në pyetjen se cila është mënyra e dekriminalizimit, 80 % e të të intervistuarve në këto sondazhe u përgjig se duhen zgjedhje të parakohshme për të bërë dekriminalizimin e politikës. Në pyetjen e tretë, 90 % e të të intervistuarve, u përgjigj se duhet të ndryshojë edhe Sistemi Elektoral, që populli të votojë drejtpërdrej deputetët dhe jo listën e kandidatëve që hartojnë kryetarët e partive. 
Sigal