Zgjedhjet e lira, zhdukja e kontejnerëve me helmet kimike dhe droga, sjellin në Tiranë Ministrin e Jashtëm Italian

443
Lirimi nga detyra i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri e detyroi shefin e kabinetit të bëjë edhe disa largime të tjera, të cilat janë një lloj tymnaje për të mos lënë në vetmi ministrin më të përfolur në Shqipëri për lidhjet me krimin ,por edhe në arenën evropiane dhe atë botërore. Faktet e shumta të homologëve të tij nga disa shtete morën vulën përfundimtare gjatë vizitës së z. Rama në Gjermani. Sigurisht sot nuk do merremi me biografinë e kabinetit, të atyre që ikën së bashku me bëmat që lanë pas. Nuk do merremi as me faktin që një pjesë e atyre që janë në qeverisje janë shumë më korruptuar dhe të lidhur me krimin se këta që ikën . Por pse u krye me kaq ngut shkarkimi i ministrit Tahiri ? Pse të shtunën dhe pse kërkesa e Ramës ndaj Tahirit ishte mes lutjes dhe replikave? Me sa duket kreu i qeverisë i ka zbardhur beniaminit të tij ankesat dhe faktet tronditëse të personave të kapur me trafiqe jashtë Shqipërisë ku një pjesë e mirë e tyre kanë marrë statusin e të penduarit dhe po bashkëpunojnë me strukturat policore të vendeve evropiane. Tonelatat e tëra të drogës, që po kapen në brigjet italiane, greke dhe të tjera tonelata që po helmojnë Evropën arritën kulmin dhe detyruan që para disa ditësh në Tiranë të vijë vetë kreu i antimafias italiane duke i kërkuar organeve të prokurorisë të rrisin bashkëpunimin dhe të jenë konfidenciale me strukturat e Ministrisë së Tahirit.
Angelino Alfano sot në mesditë ( 14.25 minuta ) mbërrin në Tiranë
Politikani 47 vjeçar nga Italia ka shërbyer në qeverinë Italiane si Ministër i Punëve të Jashtme që nga 12 Dhjetori i 2016-s. Alfano ishte gjithashtu Ministër i Brendshëm që nga 28 Prilli 2013 deri më 12 Dhjetor 2016, duke shërbyer në qeverinë e Matteo Renzit dhe Enrico Letta-s, nga 2013- 2014 ishte Zv. Kryeministër i Italisë si pjesë e kabinetit Letta dhe më herët shërbeu si Ministër i drejtësisë nga 2008- 2011 si pjesë e kabinetit të 4- t të Berlusconit. Ai ishte sekretari i parë dhe i vetëm i partisë së djathtë qendrore (Popolo della Libertà, PdL) nga 2011 deri në 2013. Në 2013 u bë lider i Partisë së Re të Djathtë Qendrore (Nuovo Centrodestra, NCD), e cila ishte një ndarje nga PDL. Alfano lindi në Agrigento, Sicili. Babai i tij ishte avokat dhe politikan lokal për partinë Demokratike Kristiane. Pasi mori diplomën e drejtësisë nga Universiteti Katolik i Milanos dhe një doktoratë në Ligjin e Korporatave nga Un. i Palermos, Alfano filloi eksperiencën e tij politike si i ati me PDK. Pikërisht ky personalitet me këtë karrierë të gjatë dhe të brilante vjen në kryeqytetin shqiptar për çështjet të rëndësishme ku e para zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 18 qershorit. Gjithashtu burime konfindenciale bëjnë me dije se ministri Alfano si një njohës i mirë i situatës kriminale do të diskutojë edhe për çështjet madhore të drogës, e cila ka tronditur Italinë dhe vendet e tjera evropiane. Problemi i plehrave dhe mbetjeve kimike është, ndoshta e dyta në rëndësinë e bisedimeve pas zgjedhjeve të 18 qershorit dhe mundësisë për një qeveri teknike dhe gjithëpërfshirëse, e cila do të organizojë këto zgjedhje. Sipas mediave italiane, mafia e saj ka arritur që nëpërmjet shtetarëve dhe biznesmenëve të lidhur me shtetin dhe qeverinë të fusin dhe depozitojnë në Shqipëri mbetjet kimike duke i përzier me kontejnerët e tjerë të plehrave që kanë përdorur disa riciklues. Një tjetër pjesë e agjendës së Alfanos do të jenë edhe trafiqet e ndryshme të prostitucionit, qenieve njerëzore etj. Sigurisht që pjesë e kësaj vizite do të jetë edhe “Vettingu” i cili për nga rëndësia dhe domosdoshmëria është imediat por koha kërkon si primare zgjedhjet e lira. Ministri i Jashtëm Italian pritet të shoqërohet edhe ish-kryetari i asamblesë së partisë dhe ish kreu i OSBE-së Osen Ricardo Migliori, i cili është një ekspert i zgjedhjeve dhe njohës i situatës në Shqipëri. Ricardo Migliori ka lindur më 7 mars 1952 në Firence. Në 2008 është përzgjedhur deputeti XVI i legjislaturës në Republikën Italiane në zonën XII Toskana për Popullin e Lirisë. Nga 2006 është emëruar nga delegacioni italian dhe Asambleja parlamentare e OSBE ; në 26 korrik 2008 u përzgjodh si President i delegacionit. Në 9 qershor 2012 u përzgjodh si President i Asamblesë OSBE. Madje z. Migliori është edhe një nga bashkëpunëtorët e Sekretarit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE, emëruar më 1 Janar 2016 pas zgjedhjes së tij në Sesionin Vjetor të OSCE në Helsinski 2015.
Pikërisht ardhja e këtyre personaliteteve të politikës italiane do t’i shërbejë zbutjes së situatës dhe mos lejimit të kalimit të vendit në kaos ashtu sikurse ndodhet sot Maqedonia. Vetëm para pak ditës politika italiane i tërhoqi veshin përfaqësueses së BE për politikat e jashtme znj. Mogerini, ku i kërkuan paanësi në zgjidhjen e çështjeve që kanë lindur dhe mbërthyer politikën e Tiranës.
Sigal